Show Bizz

Morena Taraku i pëlqen shumë fotografitë

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku i pëlqen shumë fotografitë

Ajo realizon çdo ditë imazhe të ndryshme, të cilat i ndan me fansat në rrjetet sociale, në të cilat numëron një numër të madh ndjekësish. Jo të pakta janë rastet kur Morena di të shfaqet edhe provokuese në fotografi, duke ekspozuar linjat e saj.

Ka pozuar shpesh në ambiente të mbyllura, por për imazhin e saj të fundit, ajo zgjodhi një lokacion tjetër mjaft interesant.

Bukuroshja Taraku ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku shfaqet mbi një shtrat në mes të natyrës, teksa ekspozon paksa vetëm kraharorin e saj.

Një grim i lehtë dhe flokët e zeza të lëshuara poshtë i japin një pamje edhe më seksuale modeles dhe këngëtares nga Peja.

E njëjta numëron hiq më pak se 620 mijë ndjekës të rregullt në Instagram. Ajo shquhet më shumë për fizikun dhe paraqitjet eksplicite se sa për projektet e saj muzikore.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *