Kulturë

Monika Grütters hap Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018

Në çelje të tij, ministrja e Shtetit për Kulturën ftoi në Hamburg “për të ndierë shpirtin e Evropës”. Nën moton “Sharing Heritage”, në vitin 2018 shumë projekte dhe iniciativa ndriçojnë vlerat kulturore evropiane

Eröffnung des Europäischen Kulturerbejahres 2018 mit Monika Grütters (picture-alliance/dpa/D.Reinhardt)
Së bashku, shtetet anëtare të BE do të rikujtojnë elementin që e bashkon kulturën evropiane. Në hapje të Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018, ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Grütters theksoi nevojën për ta kuptuar Evropën si një bashkësi vlerash. “Vetëm në këtë mënyrë e zgjon ideja evropiane atë entuziazëm, i cili mund ta ruajë Evropën nga një rënie pas në izolim, dhunë dhe mungesë lirie,” tha Grütters në Hamburg.

“Qëndrimi i hapur ndaj shumëllojshmërisë është shprehje e humanizmit”

Ministrja e Shtetit për Kulturën thotë se duhet të jenë para së gjithash të rinjtë që duhet të motivohen në Evropë për ta vënë Të Përbashkëtën mbi Ndarësen. Kjo vlen për kulturat e ndryshme, për fetë, për traditat dhe ëndrrat, për projektet e jetës dhe botëkuptimet. “Pikërisht ky qëndrim i hapur ndaj shumëllojshmërisë është e veçanta në thelb e komunitetit të vlerave: ai është shprehje e humanizmit”.

Nga buxheti i Ministres së Kulturës këtë vit në të gjithë Gjermaninë mbështeten 38 projekte dhe iniciativa në lidhje me Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore 2018. Për këtë janë në dispozicion 7,2 milionë euro. Gjermania bën pjesë në inisiatoret e Vitit Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Programi për vitin tematik në Gjermani koordinohet nga Komiteti Kombëtar Gjerman për mbrojtjen e Monumenteve i ngarkuar nga Federata, landet dhe komunat.

Pesë tema qendrore për moton “Sharing Heritage”

Gjithsej në Gjermani do të zhvillohen mbi 1000 aktivitete në formën e ditëve të projekteve, ekspozitave, vizitave me ciceronë, kurseve, forumeve dhe shfaqeve. Motoja e përgjithshme është “Sharing Heritage”. Pesë tema qendrore janë ato që përcaktojnë orientimin:

Evropa: shkëmbimi dhe lëvizja; Evropa: hapësirat kufitare dhe të lëvizjes; Evropa: kujtesa dhe zgjimi; Evropa: trashëgimia e jetuar; Qyteti Evropian.

Në iniciativat bëjnë pjesë një projekt gjermano-francez për Parqet dhe Kopshtet; një ansambël evropian i muzikës folklorike, i themeluar enkas dhe një festival letërsie, i cili do ta bëjë të përjetueshme thesarin e historive të shteteve evropiane. Kishat marrin pjesë në Vitin e Trashëgimisë Kulturore me një “projekt të këmbanave”, i cili do të tërheqë vëmendjen në traditën e rënies së këmbanave.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *