Lajme, Lajmi kryesor

Molliqaj, Veselit: Njerëzit e UDB-së, i ke quajtur pasuri kombëtare

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli të sqarojë një deklarim të tij lidhur me UDB-në. Molliqaj ka thënë se Veseli ishte deklaruar se “njerëzit e UDB-së janë pasuri kombëtare”. Kurse deputetja Millaku ka deklaruar se në vitin 2003 është ngritur aktakuzë ndaj Veselit, për vrasjen e Komandant Drinit. Ndërsa Veseli lidhur me akuzat rreth vrasjes së Komandant Drinit, ka thënë se të pabesët flasin çdo gjë

Ai ka kërkuar nga Veseli që t`i nxjerrë dokumentet dhe regjistrimet për të cilat Veseli ka thënë publikisht se ekzistojnë.

“Ke deklaruar në paraqitjen e parë publike që njerëzit që kanë punuar në UDB janë pasuri kombëtare. UDB-ën e ke përmend në Kuvend. Ke bashkëpunuar me njerëz të UDB-ës që ke thënë publikisht se ekzistojnë regjistrimet. Nuk po them se ke bashkëpunuar me Serbinë. Nxjerrna ato dokumente që i ke edhe për UDB-ën se duam të dimë çka kanë bë në Kosovë. SHIK-u besoj që ka kryer krime në Kosovë. “, ka thënë Molliqaj.

Millaku: Në vitin 2003 është ngritur aktakuzë ndaj Veselit, për vrasjen e Komandant Drinit

Ndërsa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka theksuar se akuzat që i ka bërë dje në adresë të Kadri Veselit, ai është në dijeni për vrasjen e Komandant Drinit, dhe se kjo nuk është diçka e panjohur.

Ajo në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Komandant Drinin, e ka familjar. “Jam e njohur me ngjarjen dhe procesin. Ti ke pasur aktakuzë në prokurori në vitin 2003, për vrasje. Aty aktakuzën e ki me pseudonimin Luli, për atë ajo aktakuzë nuk të ka arritur ty”, ka shtuar Millaku.

Veseli për akuzat rreth vrasjes së Komandant Drinit: Të pabesët flasin çdo gjë, Drinin e kam njohur shumë mirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është kundërpërgjigjur akuzave të djeshme të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë në dijeni në lidhje me vrasjen e Ekrem Rexhës – Komandant Drinit.

Ai në foltoren e Kuvendit, ka thënë se Komandant Drinin e ka njohur shumë mirë, për të gjithë ata që sipas tij nuk e dinë. “Në vitin 1999 kam qëndruar – për disa netë – në maje të malit. Të pabesët mund të flasin çdo gjë, por asgjë nuk më ka bërë, duke shtuar se “ai ka qenë nën urdhrat e mi”.

“Ka qenë një luftëtar dinjitoz, është munduar më tërë kapacitetin e tij. Unë besoj se njerëzit e këqij e kanë manipuluar lirinë e vendit. Më keq se ai që ka mundur të bëjë diçka, është ai që shtinë dhe që nxitë”, ka shtuar Veseli.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *