Sport

Modriç tek Interi? Ja të gjithë skenarët e mundshëm

Sugjerim, ëndërr, negociatat janë pothuajse të pamundura. E tillë është ideja “Luka Modric” për Interin, që i lejon tifozët zikaltër të ëndërrojnë se mund ta bëjnë të tyrin mesfushorin më të mirë të Kupës së Botës në Rusi

E gjitha filloi nga propozimi i bërë në rrethin e kampionit kroat (i ndihmuar nga gruaja e tij, Vanja Bosnic), teksa klubi zikaltër tashmë ishte duke përfunduar sulmin mbi Arturo Vidal, për të cilin duket se ka arritur një marrëveshje në parim me Bayern Munich për një huazim, me të drejtën e shpengimit të vendosur në shifrat 18-20 milionë euro, me një kontratë trevjeçare prej 4.5 milionë euro në sezon.

Kiliani është duke ngrirë zhvillimet në pritje të mëtejshme të situatës me Modric, por kjo nuk është rastësi, që agjenti i tij, Fernando Felicevich, është parë në Milano. Sinjal se përfaqësuesit e kroatit duan të shohin në mënyrë të qartë, për të kuptuar nëse vërtetë Inter ka ndërmend ta mbyllë me Vidalin, i cili tashmë e ka premtuar veten në të gjitha aspektet ndaj zikaltërve.

Por, në qoftë se horizonti premton një mundësi të rëndësishme si kjo, për të marrë Modric, ndryshimi i kursit nga udhëheqja e Interit duket e ligjshme dhe e justifikueshme. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, megjithatë, do të jetë në dorën e agjentëve të kroatit për të gjetur një zgjidhje me Real Madridin.

Siç ndodhi edhe me Cristiano Ronaldon. Interi nuk mund të përballojë akord direkt me Florentino Perez, ndaj përfundimisht do të presë një kërkesë shumë të veçantë të mesfushorit për lamtumirë nga “Bernabeu”.

Rritja e kolonisë kroate tek Interi, nga dy deri në tre lojtarë (Vrsaljko është i fundit), përveç faktit për të besuar se ciklit të tij në Spanjë i ka arhur fundi, do ta shtyjë Modric në këtë aventurë të re. Interi mund të përballojë një huazim të kushtueshëm, me të drejtën e shpengimit të plotë. Një zgjidhje që nënkupton angazhimin prej 10 milionë eurosh fitime neto në sezon, shumëzuar për katër vite kontratë në Milano.

Aktualisht, Modric është me pushime në Sardenjë, por pas kthimit të tij (që do të ndodhë së shpejti), gjithçka mund të ndryshojë: kroatin ose Vidal, në çdo rast, Interi do të marrë njërin prej tyre. Dhe, nëse do t’i merrte të dy, atëherë qëllimi për diçka të madhe në sezonin e ri do të ishte më shumë se i ligjshëm./TeleSport

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *