Lajme, Lajmi kryesor

Mjerani Ramush Haradinaj se çeli gojën para Bërnabiqit

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është dukur mjeran para kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq. Kajtazi pohon se, në Samitin e djeshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Londër, kryeministrja e Serbisë e shfrytëzoi rastin për të bërë propagandë në dëm të Kosovës pas arrestimit të pesë serbëve

Por, sipas tij, në këtë Sami kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj është dukur mjeran. Kjo pë faktin se nuk ia tregoi vendin kryeministres serbe. “Sikur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të mos kishte kompleksin (bishtin me derë) se e acaron Listën Serbska e cila po e mbanë në qeverinë e tij, ai ndaj kësaj propagande duhej te reagonte qetë, duke i kujtuar Branabiq se Policia e Kosovës ka arrestuar disa qytetare të Kosovës nen dyshimin e konsumimin e veprës penale dhe ata janë dërguar para gjykatës, dhe se Policia e Kosovës nuk vret foshnje, fëmijë, gra dhe pleq sikurse policia dhe ushtria e Serbisë, nuk dhunon gra, nuk ju ve zjarrin dhe nuk i plaçkitë shtëpitë e serbëve”, thotë Kajtazi shkrun gazeta “Bota sot”.

Ky është statusi i Fadil Kajtazit:

Ramush Haradinaj i mjere para Branabiq

Ne Samitin e djeshem te vendeve te Ballkanit Perendimor qe u mbajt ne Londer, kryeministri(ja) e Serbise Branabiq shfrytezoj rastin qe te bej propagande ne dem te Kosoves me rastin e arrestimit te pese serbve te cilet u derguan ne gjykate per konsumimin e vepres penale te cenimit te rendit kushtetues te Republikes se Kosoves.

Sikur kryeministri i Kosoves Ramush Haredinaj te mos kishte kompleksin (bishtin me dere) se e acaron Listen Serbska e cila po e mbane ne qeverine e tij, ai ndaj kesaj propagande duhejnte reagonte qete, duke i kujtuar Branabiq se Policia e Kosoves ka arrestuar disa qytetare te Kosoves nen dyshimin e konsumimin e vepres penale dhe ata jane derguar para gjykates, dhe se Policia e Kosoves nuk vret foshnje, femij, gra dhe pleq sikurse policia dhe ushtria e Serbise, nuk dhunon gra, nuk ju ve zjarrin dhe nuk i plaqkite shtepite e serbve.

Kryeministri i Kosoves e kishte rastin e arte ne dore qe t’i bente me dije Serbise se edhe me kushtin e nderprerjes se bisedimeve me Serbine ne Republiken e Kosoves do te fuksionoje rendi dhe ligji, dhe se Kosoves nuk i ngelet merak te bisedoj me pervaqesuesit politik te shtetit serb te cilet jane pjese e hartimit dhe realizimit te politikave gjenocidale kunder popujve jo serb te Ballkanit.

Por KTV-ja mëson se Haradinaj nuk i ka kërkuar falje kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, siç kanë shkruar mediat e Beogradit dje, por homologes serbe i ka shprehur keqardhje për mospërmbushjen e marrëveshjeve nga të dyja palët, e që ndikon në fqinjësinë e mirë mes vendeve.

Haradinaj e ka ngritur në Samitin e Londrës shqetësimin e Kosovës për presionin dhe kërcënimet që Qeveria e Serbisë po ua bën pjesëtarëve serbë të FSK-së për t’u larguar nga kjo forcë. Haradinaj i ka thënë KTV-së se operacioni për arrestimin e serbëve është bërë nga organet e drejtësisë pas informacioneve që i kanë marrë për kërcënimet.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *