Lajme

Mitsotakis-Kotzias, shkëmbim deklaratash për çështjen çame

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka përsëritur se Athina zyrtare nuk pranon që çështja çame të jetë temë diskutimi në negociatat me palën shqiptare. Deklarata e shefit të diplomacisë greke u publikua në orët e vona të së dielës, si reagim ndaj paralajmërimit që kishte bërë më herët lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis

Duke iu referuar zërave se çështja çame po diskutohet në negociatat Athinë-Tiranë, zoti Mitsotakis theksoi qëndrimin e njohur të palës greke:

Mitsotakis: Nuk ekziston një çështje e tillë. Nuk e di se kush e shtron. Mirëpo nëse zoti Kotzias ka tendencën të krijojë vetë probleme aty ku nuk ekzistojnë, përgjegjësia bie ekskluzivisht mbi vetë atë (zotin Kotzias).

Kotzias: Zoti Mitsotakis insiston me papërgjegjshmërinë e njohur të flasë për çështjen pçame, një problem që qeveria e sotme greke refuzon ta pranojë si objekt negociatash”, thuhet në deklaratën për shtyp të ministrit të jashtëm grek, që u shpërnda pak para orës 22,00 të së dielës.

Më herët, gjatë konferencës për shtyp në panairin e Selanikut, Mitsotakis kujtoi deklatarën e ministrit të jashtëm se do t’i mbyllte negociatat me Shqipërinë para se të shkonte me pushime. “Shpresojmë që së shpejti ta dërgojmë me pushime të përhershme, atë dhe qeverinë e tij”, tha Mitsotakis.

Kryetari i Demokracisë së Re tha se opozita nuk ka asnjë informim zyrtar për negociatat me Shqipërinë.
“Druhem se në çështjen e Shqipërisë po bëhet një diplomaci sekrete. Dhe paralajmëroj direkt zotin Kotzias dhe kryeministrin Tsipras që mos ta shkojnë ndër mend ta na venë para faktesh të kryera, siç bënë me Shkupin”, tha Mitsotakis.

Lideri i opozitës përsëriti edhe pozicionin e partisë së tij lidhur me marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë. “Demokracia e Re nuk do ta votojë marrëveshjen atëherë kur zoti Tsipras do ta sjellë në parlament”. / Ora News

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *