Lifestyle

Misteri i eshtrave të Aleksandrit të Madh, arkeologët egjiptianë hapin sarkofagun gjigand

Arkeologët egjiptianë shuajtën shpresat se një sarkofag i lashtë gjigand i sapozbuluar mund të kishte brenda eshtrat e Aleksandrit të Madh

“Ne kemi gjetur skeletet e tre njerëzve, në atë që duket si një varrim familjar … Për fat të keq mumjet nuk kishin mundur të ruheshin në gjendje më të mirë dhe kanë mbetur ën vetëm eshtrat”, tha Mostafa Waziri, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve.

Waziri tha se disa nga mbetjet ishin shpërbërë sepse ujërat e zeza nga një ndërtesë e afërt kishin hyrë në sarkofagun gjigand 2000-vjeçar. Edhe Ministria e Antikiteteve të Egjiptit kishte hedhur poshtë fuqishëm shanset për të gjetur mbetjet e Aleksandrit të Madh brenda sarkofagut prej 30 tonësh, zbuluar rastësisht pak javë më parë.

Kështu që misteri vazhdon: vendndodhja e eshtrave të Aleksandrit të Madh, i cili vdiq në vitin 323 p.e.s në Babiloni, nuk dihet ende. Hapja e sarkofagut gjigand shkaktoi shqetësime në median egjiptiane me pretendimin se mund të lëshonte një mallkim 1000-vjeçar.

“Ne e kemi hapur atë dhe, falë Zotit, bota nuk ka rënë në errësirë, tha Waziri. “Unë kam qenë i pari që kam future okën time brenda sarkofagut … dhe këtu qëndroj para jush … unë jam mirë”, shtoi zyrtari.

Sarkofagu në Aleksandri është i fundit i një sërë zbulimesh arkeologjike interesante këtë vit në Egjipt që përfshijnë një varr 4,400-vjeçar në Giza dhe një nekropol të lashtë në Minya, në jug të Kajros.

Sarkofagu u zbulua rastësisht gjatë hapjes së themeleve për ndërtimin e një një blloku apartamentesh në qytetin historik mesdhetar të Aleksandrisë.

Me peshë gati 30 ton, është më i madhi i gjetur në Aleksandri, ai shkaktoi një vorbull teorish në mediat vendore dhe ndërkombëtare, duke besuar se mund të jetë vendprehja e sundimtarit të lashtë grek, i cili në vitin 331 para Krishtit themeloi qytetin që ende e mban emrin e tij.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *