Ekonomi

Ministria e Financave premton lehtësime të mëdha për bizneset vendore

Pakoja me lirimet doganore, tatimore dhe ato të akcizës nga ana e Ministrisë së Financave po shihet si veprim i domosdoshëm për rritjen e konkurrencës së prodhuesve vendës karshi atyre nga rajoni

Përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar se veprime të tilla duhet të ndërmerren në shpejtësi edhe nga ministri tjera, në mënyrë që çdo veprim në të mirë të bizneseve, të ketë ndikim të plotë, raporton KTV.

Me gjithë këto masa, vazhdimi i krijimit të pengesave nga Serbia, Bosnja, Moldavia e në disa raste edhe nga shtetet e tjera, nuk po ua krijon mundësinë bizneseve që të jenë të barabartë me prodhuesit e jashtëm.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen me kaq.

Në bashkëpunim me shoqatat e bizneseve, kanë thënë se do të ketë edhe masa të tjera lehtësuese në të bërit biznes në vendin tonë.

Lulzim Rafuna ka bërë të ditur se masat e ndërmarra do të konkretizohen gjatë tetorit, kurse do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit që vjen. Sipas tij, masat fiskale të ndërmarra janë më shumë në përmbajtje në krahasim me ato që kishte pakoja e dytë fiskale.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *