Lajme

Ministri mungon në mbledhje, ‘çartet’ Haradinaj

Mungesa e ministrit të Inovacionit Besim Beqaj në mbledhjen e Qeverisë shkaktoi reagimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Teksa në emër Beqajt po fliste zëvendësi i tij Bujar Cakolli dhe po shqyrtohej propozimi për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit me Agjencionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ për projektin CETEP, Haradinaj kërkoi të dijë se ku është ministri Beqaj.

” Ku është ministri. Nuk është në rregull një ministër e vlerëson një aktivitet tjetër më të rëndësishëm se atë të Qeverise. Nuk mund të vazhdojmë kështu. S’ka logjikë kështu. Se di çka ka më me rëndësi se mbledhja e Qeverisë. Këtë pikë të rendit të ditës po e shtyjmë, pasi mungon ministri. Çdo herë do të sillem kështu”, tha ai.

Ministri Beqaj sot ka mbajtur një aktivitet në Prizren, me të cilin ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *