Lajme

Minatorët e shohin futjen në zgafella të minierës si opsion të grevës

Minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në ditën e katër të grevës në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e kombinatit “Trepça”, të miratuar nga Qeveria e Kosovës

Gjatë muajit të kaluar, si formë paralajmëruese, minatorët kanë mbajtur greva njëorëshe. Por, sipas tyre, institucionet nuk i kishin shqyrtuar kërkesat e parashtruara.

Minatorët thonë se pa plotësimin kërkesave të tyre, ata nuk do të dalin nga greva dhe paralajmërojnë veprime tjera në rast të mospërmbushjes së kërkesave.

Shyqeri Sadiku nga Sindikata e Trepçës, thotë se opsion tjetër i grevës për ta është edhe futja në minierë, që siç thotë ai “situata mund të eskalojë, futja në minierë apo ngujimi aty, është opsion, që mund të lë edhe pasoja shumë të mëdha te minatorët”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *