Lajme, Lajmi kryesor

Millaku: Prokuroria ka pasur aktakuzë ndaj Veselit për rastin Drini

Në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet Kadri Veselit dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Drita Millaku ka thënë se nuk është në rregull që dikush ta shfrytëzoj foltoren kah 10 minuta, kurse dikush një minutë

“As akuza që e kam bërë dje nuk ka qenë e rastësishme, as e panjohur. Unë Ekrem Rexhën e kam familjar”, ka thënë Millaku. “Ti ke pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe ka një vendim të prokurorisë”, ka thënë Millaku. Ajo ka folur edhe kundër linçimit të familjes.

Ajo ka thënë se vjehrri Sylë Millaku ka punuar si polic hetues deri në vitin 1990, pastaj është larguar, duke u solidarizuar me të gjithë shqiptarët e lagruar nga pu8na nga regjimi I Millosheviqit.

“Për të treguar për biografinë e familjes, them se vjehrri im menjëherë është angazhuar në aktivitet dhe është maltretuar nga UDB-ja. Pas luftës është kthyer ballhapur në vendin e punës. Dje shumë hajsanë e zhurjanë më kanë dërguar mesazhe urime dhe më kanë shkruar se të gjithë e din për punën e vjehrrit tim dhe se ata janë mirënjohës për punën e tij”, ka thënë Millaku.

Ajo tha se edhe familjari Ramadan Shala është vrarë nga Serbia. “Edhe gjyshi i vjehrrit ka qenë pjesë e Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Millaku.

“Ajo çka kërkoj prej kësaj situate, unë i qëndroj asaj që kam folur. Nuk kam folë përmendësh. Sa kam qenë në Prizren jam betuar se do ta largoj këtë pushtet kriminal”, ka thënë Millaku.

Për të gjitha këto ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai ka thënë se nuk është në dijeni që ka pasur një vendim dhe nuk ka pasur asnjë ftesë nga prokurroia lidhur me rastin.

“Më nevojitet të them se aty nuk e ke emrin si Kadri Veseli, por si pseudonim Luli, prandaj nuk je ftuar”, ka thënë Millaku i Vetëvendosjes.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *