Sport

Milani e përfundon me barazim vitin 2017

Milan nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të ligës elitare italiane të Serie A. Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës duke barazuar me rezultat 1-1

Pjesa e parë ishte tejet e zbehtë ku shumë pak raste patën te dyja ekipet respektive, e cila gjë rezultoi me barazim pa gola. Të vetmin rast që ja vlen të theksohet ishte i kohës shtesë të 45 minutshit të parë, kur Giovanni Simeone nuk mundi ta mposht portierin e Milanit, Gianluiggi Donnaruma.

Pjesa e dytë ishte më e frytshme me dyja ekipet që i kërkuar tre pikët e plota, ku edhe u shënuan dy gola.

Fillimisht, vendasit kaluan të parë në epërsi përmes Simeones, i cili kësaj radhe nuk dështoi para gardianit të Rosonerrëve duke realizuar gol në të 71 minutë.

Por, gëzimi i Violave nuk zgjati shumë pasi që mysafirët barazuan pas vetëm tre minutash lojë.
Ishte mesfushori turk, Hakan Calhanoglu që realizoi gol mjaft të bukur për të baraspeshuar gjithçka në ndeshje.

Megjithëse u mendua që do të shohim edhe më tepër gola, kjo nuk rezultoi me paraqitjen në vazhdim të të dyja ekipeve dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Pas kësaj, Milan ngjitet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore me 25 pikë, ndërsa dy pikë më shumë i ka Fiorentina e vendit të tetë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *