Lifestyle

Mësime të vyera, nga filozofi i madh kinez Lao Tzu

Lao Tzu, një prej filozofëve dhe poetëve më të famshëm të Kinës së lashtë, ka lënë pas shumë mësime të rëndësishme

I njohur më mirë si autori i Tao Te Ching dhe themelues i Taoizmit filozofik , urtësia e tij e spikatur dhe mesazhet e paqes, pajtimit dhe të jetuarit në mënyrë kohezive, na kujtojnë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë, dhe si mund të zhvillohemi në mënyrë kolektive.

Në kulturën kineze ai ishte një figurë qendrore, por fjalët e tij mund të gjejnë zbatim për popujt e të gjithë botës:

“E ke ti përgjigjen për pyetjet më të rëndësishme të jetës. Kur sheh brenda teje, do të gjesh gjithçka që të nevojitet.”

“Në qendrën e qenies tënde, ti e ke përgjigjen; ti e di se kush je dhe e di se çfarë do”.

“Të njohësh të tjerët është inteligjencë; të njohësh vetveten është mençuri. Të kontrollosh të tjerët është forcë; të kontrollosh vetveten është fuqia e vërtetë”.

“Kur heq dorë nga ai që jam, unë shndërrohem në atë që do të bëhem”.

“Duke qenë tolerant me vetveten, ti bëhesh i lirë. Ti pushton veten tënde dhe botën, atëherë kur ti e lejon, dhe nuk e lufton, ekzistencën e tyre.

“Duhet të lësh gjërat ashtu si janë. Bota fitohet duke qenë tolerantë”.

“Mësuesi vepron duke mos bërë asgjë dhe mëson duke mos thënë asgjë. Gjërat shfaqen dhe ai i lë të vijnë; gjërat zhduken dhe ai i lë të ikin. Ai ka, por nuk zotëron, vepron por nuk pret. Kur puna mbaron, ai e harron. Ja përse zgjat përgjithmonë.”

“Nëse do të bëhesh i plotë, lëre veten të jesh i pjesshëm. Nëse do të bëhesh i drejtë, lëre veten të jesh i shtrembërt. Nëse do të bëhesh plot, lëre veten të jetë bosh. Nëse do të rilindësh, lëre veten të vdesë. Nëse do të të japin gjithçka, hiq dorë nga gjithçka.”

“A e ke durimin që të presësh deri kur balta të bjerë dhe uji të pastrohet? A mund të qëndrosh pa lëvizur, deri kur veprimi i duhur të shfaqet vetë?”

“Etiketat dhe dëshirat egoiste nuk do të të japin asnjëherë kënaqësinë e njohjes së vërtetë të vetvetes.”

“Ai që e përcakton vetveten, nuk do ta dijë kurrë se cili është në të vërtetë.”

“Ai që ka fuqi mbi të tjerët, nuk mund të fuqizojë veten.”

“Ai që përpiqet të shkëlqejë, e zbeh dritën e vetes së tij.”

“E keqja ikën dhe shkërmoqet, kur ti nuk i kushton vëmendje.”

“Mirësia dhe dhembshuria për të tjerët në fund do të fitojnë gjithmonë, pavarësisht sa shumë zgjat mbretërimi i të keqes.”

“Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe trajto gjithashtu ata që nuk janë të mirë, po me mirësi. Kështu e merr të mirën mbrapsht. Ji i ndershëm me ata që janë të ndershëm, dhe ji gjithashtu i ndershëm me ata që nuk janë. Kështu sigurohet ndershmëria.”/bota.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *