Lajme, Lajmi kryesor

Mesazhi alarmues i Daniel Serwer: Të akuzuarit mund t`i rezistojnë arrestimit nga Specialja

Daniel Serwer nga shkolla “John Hopkins” për studime të avancuara ndërkombëtare në Ëashington, ka folur sot për aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Serwer ka thënë se me ngritjen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, burrështetasit duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare dhe të sakrifikojnë për shtet ndërtim

“Duhet të siguroni se jeni në linjë me Bashkimin Evropian. Vendet e vogla kanë nevojë për miq të mëdhenj. Nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza atëherë të akuzuarit duhet të shkojnë në Hagë. Ata do duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare. Shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat. Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike”, ka pohuar ai.

Analisti politik Faton Mehmeti, nuk e konsideron kot këtë deklaratë të Serëerit, por thotë se është si rrjedhojë e liderëve institucional.

Sipas Mehmetit, me këtë deklaratë Serwer ngre alarmin, se kur ngriten aktakuzat e para ata nuk do të dorëzohen, por do të tentojnë ta tensionojnë gjendjen.

“Së pari kjo deklaratë e Daniel Serwer nuk është dhënë kot, është rrjedhojë e pasqyrimit që kanë shfaqur liderët e insitucioneve tona. Këta liderë të tanishëm, përveç se do të jenë cak i Gjykatës Speciale, gjithashtu edhe janë rreziku më i madh për tensionimin e gjendjes me deklarata populiste. Në këtë sens edhe Serwer ngre alarmin se kur të ngriten akuzat ndaj tyre nuk do të dorëzohen, por do të tentojnë të tensionojnë gjendjen. Andaj, Serwer është i shqetësuar për këtë, duke iu bërë thirrje që pa tension të dorëzohen, kur t’iu ngriten akuzat”, ka theksuar Mehmeti.

Ai nuk beson që ndonjë prej politikanëve do të kenë kurajo të dorëzohen. Sipas Mehmetit, Gjykata Speciale është test për Kosovën, përmes së cilës pritet të çlirohet nga kapësit e shtetit.

“Nuk besoj se ndonjë prej tyre ka kurajën për t’u dorëzuar, e të cilët po bëjnë çdo gjë për t’i ikur kësaj gjëje, pra ngritjes së akuzave, në veçanti Hashimi po shfrytëzon në maksimum bisedimet me Serbinë, lëshimet ndaj saj për të bërë pazare që të mos ndiqet. Tanimë, Kosova është në rrezik të madh, pasi për t’i ikur akuzave kjo bandë qeverisëse është në gjendje për të bërë lëshime të mëdha ndaj Serbisë, deri edhe në tradhti. Sa me gjatë Hashimi, Kadriu dhe Ramushi të jenë në pushtet, dëmi për Kosovën është më i madh. Gjykata Speciale është një test për Kosovën, përmes së cilave synohet që të çlirohet vendi nga kapësit e shtetit, e të cilët kanë intereisn e tyre mbi të gjitha”, ka përfunduar Mehmeti.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *