Kulturë, Lajmi kryesor

Mediat e huaja për varrezën e lashtë në Turan të Korçës: Vështrim në 5 mijë vjet histori

Zbulimi i një varreze të lashtë në Turan të Korçës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. NYTimes ka publikuar një artikull që është shpërndarë edhe nga Associated Press, në të cilin shkruhet se “puna për ndërtimin e një tubacioni gazi u ka ofruar arkeologëve një mundësi unike për të parë në brendësi të 5 mijë viteve histori”

Agjencia prestigjoze ndërkombëtare nënvizon se gërmimet në fshatin Turan kanë zbuluar një nga varrezat më të mëdha të lashta në Shqipëri, me rreth 1000 varre të shtresuara, disa prej të cilave te dekoruara me stoli. Dhe nën shtresën e poshtme janë gjurmët e një vendbanimi të rrallë neolitik.

“Ny Times” dhe “Associated Press” thekson se shumë vendbanime të tilla janë zbuluar në vendin tonë.

“Më shumë se 20 vende neolitike janë gjetur në Shqipëri, që datojnë përafërsisht nga shekulli i 7-të deri në shekullin e tretë Përpara Erës Sonë, të cilat janë disa prej vendbanimeve më të hershme bujqësore në Evropë”, shkruhet në artikullin e medias prestigjioze.

Ndërkohë, duke cituar profesoreshën e fakultetit te Historisë në Universitetin e Tiranës, Iris Pojani shkrimi thekson se në varrezën e lashtë të Turanit në Korçë janë zbuluar stoli si: unaza, vëthë, byzylykë, rruaza qelqi, monedha floriri dhe shumë qypa. Këto sende i përkasin shekullit 11 dhe 10 para lindjes së Krishtit. /abcnews.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *