Kulturë

Mbrëmje gala në New York “105 vjet Shqipëri”

“Shoqata Atdhetare Dibra”, me qendër në Staten Island të Nju-Jorkut, për herë të parë organizon një mbrëmje gala në teatrin e njohur të “St George Theatre” në Staten Island Nju -Jork

Ky event është i veçantë në llojin e tij dhe vjen me rastin e festave të 28 nëntorit ku në përgjithësi jemi mësuar të shohim të festohet zakonshëm neper restorante dhe ambiente të hapura familjare, por sivjet kjo shoqatë jo fitimprurëse prej muajsh punon fort për realizimin e këtij projekti klasik ku do bëj bashkë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Gëzim Nika, Frederik Ndoci, Mirush Kabashi, Dëshira Ahmeti, Kastriot Tusha, Sinan Vllasaliu, Mira Konci, Haxhi Maqellara, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, por jo vetëm do ketë dhe surpriza të tjera me personazhe të njohur të spektakleve amerikane, etj.

Një realizim i tillë artistik pa dorën e një mjeshtëri të madh dhe të nderuar si Shpëtim Saraci, do ishte e pamundur pasi emri dhe puna e tij i jep besim e dashuri publikut shqiptar anembanë.
Ky koncert do mbahet me 26 nëntor, e do kenë mundësinë ta ndjekin shqiptare e të huaj promovimin e vlerave dhe traditave të kombit tonë. Shoqata Dibra, në gjenezën e saj ka për qellim ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqipe ku nder vite mban listën e e dhjetëra aktivitete të ndryshme në dobi të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Amerikë, si një organizatë që trashëgon dashuri për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e tyre në raste festash.
Eventi do prezantohet nga Kozeta Turishta, të cilës i është besuar një skenë kaq e madhe me një kapacitet prej 1900 vendesh. Biletat dalin në shitje ditën e premte.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *