Ekonomi

Mbi 16 mijë kg produkte ushqimore pa afat konfiskohen në Drenas

16 mijë e 220 kg produkte të ndryshme ushqimore si dhe 42 litra pije me afat të skaduar janë konfiskuar nga inspektorët e komunës së Drenasit

Drejtoresha e Inspeksionit e kësaj komune, Aurora Berisha, ka deklaruar se malli është konfiskuar nga disa dyqane të qytetit.Sipas saj, komuna ka pranuar shumë ankesa nga qytetarët, të cilët janë përballur me produkte me afat të skaduar.

Berisha thotë se ky aksion është ndërmarrë qëllimisht pasi për festat e fundvitit qytetarët janë të prirur të blejnë më shumë produkte ushqimore.Qytetarët thonë se kanë pasur raste kur pasi i kanë dërguar produktet në shtëpi, e kanë vërejtur se janë me afat të skaduar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *