Ekonomi

Marrëveshja për tregti, kyçe në bashkëpunimin BE- Britani pas Brexitit

Ministri britanik për Brexit, David Davis, ka thënë sot se Britania dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje për të krijuar qasje në tregjet e njëra-tjetrës, transmeton Reutes

“Kjo do të jetë një pjesë vendimtare e marrëveshjes, përmes së cilës synojmë të sigurojmë, që partneriteti ynë ekonomik të mbetet i hapur dhe çështjet e tregtisë të jenë të pakufizuara”, ka thënë Davis.

Ai akualisht po kryen disa vizita në kryeqytetet evropiane, derisa Britania e Madhe kërkon të arrijë një marrëveshje të re për tregti me BE-në.

Në të njëjtën kohë, Britania dëshiron që përveç marrëveshjes me Bashkimin Evropian, të jetë e lirë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të këtij lloji edhe me vendet e tjera në botë.

Mirëpo liderët evropianë kanë paralajmëruar, se Britania nuk mund të jetë edhe e liruar nga rregullorja e bllokut edhe të ketë tregti të pakufizuar.

Ministri britanik ka thënë se vendi i tij dëshiron të punojë me BE-në, për të krijuar rregulla me standardin më të lartë në botë, duke cituar të drejtat e punëtorëve dhe rregulloret financiare, si fushat të cilat kanë hapësirë për përmirësim.

Komentet e tij kanë qëllim uljen e shqetësimeve të politikanëve evropianë, për atë se Britania mund të ndërprejë taksat dhe rregulloret për të tërhequr biznese globale.

Mbështetësit e Brexitit, kanë vlerësuar, se eliminimi i shpenzimeve të vëna nga BE-ja, do të jetë njëri nga përfitimet kryesore të Britanisë, sapo të largohet nga blloku.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *