Lajme

Maliki u propozoi vendeve arabe të tërheqin ambasadorët nga Uashingtoni

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, propozoi që vendet arabe t’i tërheqin ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përgjigjje për hapjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem

“Nuk do të ketë dëme për vendet arabe nëse kolektivisht i zhvendosin ambasadorët e tyre nga Uashingtoni”, tha Maliki në një takim të Ligës Arabe në Kajro.

Maliki, gjithashtu, tha se anëtarët e Lidhjes Arabe, ministrat e jashtëm të të cilëve u mblodhën në Kajro në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar për çështjen palestineze, duhet t’i ftojnë ambasadorët e SHBA-së dhe t’ua kujtojnë atyre për refuzimin arab për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem.

Ai tha se shtetet arabe ranë dakord në takimet e mëparshme që duhet të ndërpresin lidhjet me çdo vend që transferon ambasadën e saj në Jerusalem.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *