Opinion

Lulin me ta fal… ta kanë fut!

Nga Anri Bala

Kam dy ditë, që gajasem së qeshuri, kur dëgjoj curlexhinjtë e PD–së, se pas artikujve të prestigjozes “New York Times” dhe revistës amerikane “Mother Jones”, fshihet ai, pagatori i madh Edi Rama, i cili ndihet “i kërcënuar dhe i trembur” nga Lulzim Basha, sa është gati të paguaj gjithçka, madje mund t’i shes dhe shpirtin djallit, për t’i nxirë faqen dhe biografinë liderit të madh të opozitës… së sfilitur e të shkatërruar.

Bazuar në arsyetimin e këtyre shkencëtarëve, të cilët edhe tani që i përfytyroj, më bëjnë ende për të qeshur, Rama nga “frika” ka paguar dy milion dollarë, për t’i nxirë “puplat” Lulit. Sa për analogji, “Lul korbi” vetëm se e ka nxirë PD-në dhe është shumë qesharake, që të pretendosh, se mund ta “sterros” dikush më shumë, kur nuk ekziston asgjëkundi ngjyrë më e zezë se pendët e korbit!

Nuk e di se çfarë mund t’i heq dhe çfarë mund t’i shtoj zezanit Lulzim, por një gjë jam i sigurtë: Nuk ka lum dhe det, që korbin e bën pëllumb! Mirëpo, me ç’po shikoj dhe dëgjoj tani së fundi, fjala nuk është për ta zbardhur Lulin, por për ta “shitur shtrenjtë”… e këtu ndërrova mendje.

Lulin e partisë, e kanë nxjerrë në ankand të vetët, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë e tij gjithologë, politikanë, tregtarë, shkencëtarë, druvarë dhe lopçarë, që i vijnë vërdallë, të shpërndarë edhe ato si bijtë e tij… zogjtë e korbit. Lulin e kanë nxjerr në treg si Zafiri tek telekomedia “Borxhliu”, edhe pse si shumë “i përdorur”, duan ta shesin me pahir.

PD-ja, ka vite që gumëzhinë si fole grerëzash, por tani e ktheu gumuzhitjen në thirrje. “Pazari 2 milion dollarë për Lulzim Bashën”, çuditërisht po i’a rrit vlera atij si kripto-monedha Bitcoin, në një treg politik, që është i tejmbushur me kripto-politikanë “Lul”.

Me një agresivitet të paparë, “tregëtarët e tezgës” së Patozit, që duan t’ia falin, apo t’ia lënë në prehër dikujt, nuk pushojnë së shari për “reklamë” mallin e tyre. Madje, janë gati t’ia thonë çdo të interesuari në sy, kudo e kurdo. Do të ishte vërtetë një veprim shumë me vlerë për shqiptarët, të merrnin vesh nga bashkëortakët e tij, se si kishin mbushur thasët me euro nga donacionet e Lazaratit, si kishin mbushur thasët me dollarë nga shitjet e lejeve të ndërtimit, si ishin lulëzuar dhe majmur bizneset e tyre familjare, duke mos paguar asgjë në shtet dhe gjithçka duke e hedhur në “thes”.

Nëse Patozi do ta bënte këtë, natyrisht as që diskutohet, që Lulit do i rritej vlera dhe faljen e kishte të sigurtë. Bile, do t’i bënte një nder PD-së, duke e shpëtuar nga “kopili”… që u ka ngelur në derë.

Ndërsa “tezga e zogjve të korbit” është më e çuditshme: Ata as nuk të q*në, as nuk të lëshojnë! Të shpërndarë lartë e poshtë, duke u qarë për çfarë kanë humbur dhe çfarë do të fitojnë, nëse do e shesin tani… e kanë gjetur bursën, ku “malli Lul” starton me 2 milion dollarë… në Amerikën e largët për ta! Nuk lanë vend pa thirrur: “U shit, u shit, pagoi Rama, i cili paguan kaq pak, sepse do ta dërgoj për skrap. Ndaj nxitoni dhe merreni se vlen me shumë!”

Mirëpo, këtë lloj “malli”… edhe sikur të të paguajnë për të ta falur, prapë ta kanë futur! Kështu që edhe këtyre, me këtë metodë të gabuar tregëtimi që kanë gjetur, do u mbetet në derë dhe u duhet të gjejnë treg budallenjsh për “korbin 2 milion”.

Tregtarët e dy tezgave e kanë një mundësi, nëse kanë pak durim që të mos marrin asgjë, por të paktën të nxjerrin dufin dhe inatin e tyre me këtë “mall kallp”, që e dinë mirë se kush i’u a la në derë, por që nuk guxojnë t’ia thonë.

Mundësia e vetme, është të bashkëpunojnë me tregtarin e mallrave “kallp”… drejtësinë, jo këtë që kanë, por atë që do të kemi…nëse do e kemi!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *