Kulturë

Loja rreth Antologjive poetike

Nga Bedri Halimi

Krahas botimit të libave të shumtë në sferën e poezisë, me autorë të nga më të ndryshmit, (që nga fillestarët e deri te autorët e njohur), çështja e botimit të librave poetik vazhdon të bëhet edhe me përzgjedhje të poezive nga autorë më të spikatur, qofshin të letërsisë shqipe ose të huaj. Në shumë raste po hasim me tituj bombastik e që të gjithave ju jepet cilësori ANTOLOGJI.

Fjala antologji, ka kuptimin e diçkaje që është shumë e arritur, e realizuar, afër të përkryerës. Prandaj me termin antologji janë botuar edhe libra të ndryshëm të autorëve të ndryshëm, e që gjithsesi paraqesin krijimet repezentative më të arrirra të krijuesit në fjalë. Po ashtu libra antologjik apo më qartë të themi, sprova për libra të tillë, ka patur edhe nga studiues e krijues të ndryshëm që janë përkushtuar një teme të caktuar. Por rrallë ndonjë nga këta libra mund të quhet antologji. Psh antologji e poezisë shqipe të dashurisë; antologji e poezisë për Kosovën; antologji e poezisë për Çamërinë; antologji e poezisë për Shqipërinë etj.

Në këto sporva antologjish, përpliuesit e tyre, krahas ofrimit të krijimeve më të arrira, kanë futur edhe krijime mesatare, madje edhe të dobëta. Gjithashtu në këto libra të quajtura antologji, ka patur edhe mungesë prezantimi të krijimeve të arrira të autorëve të ndryshëm, të spikatur.
Kohët e fundit loja me termin antologji është bërë joshëse në dy aspekte: në aspektin e temës që trajtohet dhe e dyta në aspektin e prezantimit të krijuesve. Në rastin e parë qëllimi mund të jetë shumë i mirë rreth temës interesante, por në rastin e dytë te kriteret e përzgjedhjës së autorëve, e madje edhe të krijimeve çështja sikur çalon shumë. Madje tepër shumë. Psh është provuar të shkruhen libra të quajtura antologji për Adem Demaqin, Skenderbeun, Adem Jasharin, Ukshin Hotin etj. ku prezantimi i poezive bëhet në bazë të faktit se a ka shkruar ndonjë krijues lidhur me këtë temë dhe jo në faktin se si ka shkruar ai krijues lidhur me këtë temë.

Si rrjedhojë, ndonëse quhen libra antologjik, as për së afërmi nuk mund të flitet për libra me karakter antologjik. Sepse te disa poezi, kur i lexon, jo që nuk të krijojnë asnjë emocion por mezi pret të kalon nëpër të dhe të mos i rikthehesh kurr më atij krijimi. Ndërkaq krijimi antologjik jo vetëm që e tërheq lexuesin, por edhe të imponon rileximin e krijimit.

Kështu për këta libra mund të flitet më tepër për karakter të një PANORAMË POETIKE sesa të një sprove antologjike. Të përpilosh libra me karakter antologjik dmth ti kesh lexuar krijimet e të gjithve për Skenderbeun, apo cilin do personazh tjetër për të cilin pretendohën në botimin e librit në fjalë dhe nga tërësia e shkrimeve, është bërë përzgjedhja e krijimeve më të arrira.

Në instancën e fundit mund të thuhët se një veprim i tillë mund të bëhet qoftë nga mos dija, qoftë edhe në mënyrë të qëllimtë. Nga mosdija e bëjnë njeriu i cili i hyn zanatit të huaj, kurse në mënyrë të qëllimtë bëhet kur në këtë rast misioni i përpiluesit nuk është vlera arti, kultura por përfitimi momental qoftë material qoftë jo material. Pa dashur ta fyejmë askënd parashtrohet pytja si mund të quhët libër antologjik me krijime të krijueve emrat e të cilëve nuk janë të njohur mir as në rrethin ku jetojnë vetë. Por në këtë rast shkilen paimet elementare estetike, dhe qëlllimi del mbi misionin e artit ku në këtë rast mund të jetë hatri, njohja, përfitimi material, përfitimi moral,etj.

Me veprimet e tilla pa dyshim se nuk i ndihmohet as vet krijuesve dhe aq më pak artit, kulturës e letërsisë sepse kur mungojnë kriteret të përzgjedhjës, përzihen vlera e pseudovlera dhe çdo gjë ofrohet për vlerë. Kur krijues mediokër prezantohen për shkak të jaranisë apo ndonjë lidhjeje tjetër (edhe të dashurisë) atëherë kemi të bëjmë me misionin për ta dëmtuar qoftë edhe pa qëllim kulturën e artin në përgjithësi. Përpiluesit e antologjive e tilla është mirë ta rishikojnë veten dhe ta pyesin veten se për ku janë nisur dhe ku duan të shkojnë.

Nëse janë nisur gjoja për ta nderuar një personalitet historik, atëherë duhët ta dinë se kështu nuk e kanë nderuar por e kanë përdhosur atë personalitet, duke mos e menduar se duke dashur të ja vëjnë vetullat po ja nxerrin sytë. Në anën tjetër nëse duan që të jenë të njerëz të shquar, vetë përpiluesit në shoqëri, me qasje të tillë kjo dmth të tentojnë t’i këndojnë këngë vetës, e ai që i këndon këngë vetës e vret këngën. Të tentosh të botosh libër me poezi të autorëve të ndryshëm pa kritere minimale, është njejtë si të tentosh të fluturosh me flatra të huaja.

Urojmë që kjo praktikë të ndalët, dhe të ketë vërtet libra antologjik nga hartues e studiues të letërsisë që e dinë se çka duhet dhe për ku janë nisur. Ndërkaq sprovat tjera që nuk i plotësojnë këto kritere le të quhën Panoramë poetike, ku në panoramë mund të ketë edhe vlera mesatare.

Edhe ndaj kësaj dukurie si ndaj shumë të tjerave në sferën e kulturës artit e shkëncës, insitituticionet do të duhët të benin më shumë, duke i përkrahur njerzit që merren me studime të kulturës e artit, që të fshikullohët në mënyrë më profesionale ndaj të metave dhe dukurive devijante në sfera të ndryshme të kulturës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *