Ekonomi

Lluka: Çmimi i saktë për “Kosovën e Re” dihet pas 4 muajsh

Taksapaguesit e Kosovës nuk do të paguajnë më rrymën që shpenzohet nga qytetarët e veriut, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Kreu i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë po premton se pas regjistrimit të kompanisë në veri, furnizimi me energji në këtë pjesë të vendit do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe do të bëhet faturimi i shpenzimeve përmes kësaj kompanie

Ishte folur shumë për rrymën e harxhuar në Veri të vendit të cilën e paguanin shqiptarë dhe jo ata që e konsumonin. E kësaj siç duket po i vjen fundi. Ministri i Zhvillimit Ekonomikë po paralajmëron që taksapaguesit e Kosovës nuk do të paguajnë më rrymën që shpenzohet nga qytetarët e veriut.

Kreu i MZhe’së, më tutje, ka bërë të ditur se zgjidhja e të gjitha problemeve me energji në Kosovë, por edhe në raport me Shqipërinë është marrëveshja me Serbinë. Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, autoritetet kompetente për sektorin e energjisë e kanë pasur të pamundur qasjen në veri dhe nuk arritën të lexojnë njehsorët, t’ua dërgojnë faturat qytetarëve në veri dhe as të mbledhin të hyrat për energjinë e shpenzuar atje.

Kjo pasi katër komunat në veri të Kosovës të banuara më shumicë serbe, ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik- kushtetues të Kosovës. Bazuar në raportet që merr Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) nga operatoret e licencuar, vlera e përgjithshme e energjisë së pa faturuar në veri të Kosovës është rreth 8 milionë euro.

Në mars të këtij viti, kryeministri Ramush Haradinaj u detyrua të ndante 1 milion euro për të mbuluar shpenzimet e furnizimit me energji elektrike për komunat serbe në veri, në mënyrë që të evitohet përjashtimi i KOSTT’it nga organizatat evropiane.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *