Lajme, Lajmi kryesor

Limaj: Ka sinjale pozitive nga Mali i Zi për çështjen e demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se ka sinjale pozitive nga përfaqësuesit e Malit të Zi, për të gjetur një rrugë për zgjidhjen e problemit të Kosovës me këtë shtet, për çështjen e demarkacionit

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se ka sinjalë që të punojnë në variantin që ai e ka propozuar, në mënyrë që të arrihet te një zgjidhje.

“Ne jemi të hapur të flasim për të gjitha temat me Malin e Zi. Këtu dallojmë nga e kaluara, sepse jemi shumë konkret më miqtë tanë. Duhet të jemi të hapur e të sinqertë për temat që na interesojnë. Kemi pasur një takim të tillë edhe me presidentin slloven, ku kemi folur hapur dhe në mënyrë të sinqertë”, ka shtuar Limaj.

Limaj: Debati për flamurin “Te Rrethi” i Prishtinës është i panevojshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke e komentuar heqjen e flamurit kombëtar nga “Rrethi” në hyrje të Prishtinës, dhe vendosjen e flamurit të Kosovës, ka thënë se bëhet fjalë për një debat të panevojshëm.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka nevojë të krijohen drama, duke shtuar se nuk ka asgjë jo normale nëse vendoset flamuri shtetëror në hyrje të kryeqytetit.

“Po na vinë më qindra dhe mijëra mysafirë për të na uruar në dekadën e parë të shtetit të Kosovës, dhe është krejt normale vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës. Askush nuk na ndalon që ta valojmë flamurin kombëtar, sepse tash jemi vend i lirë, por ne kemi edhe simbolet shtetërore”, ka theksuar LImaj. /Telegrafi/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *