Lajme

Limaj: Dialogu final Kosovë -Serbi ende s’ka filluar

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj thotë se takimet mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij, Aleksander Vuciq, janë takime bilaterale dhe ato nuk përfaqësojnë dialogun mes dy shteteve

Limaj në emisionin Frontal të Televizionit 7 ka thënë se dialogu me Serbinë nuk ka filluar akoma dhe ky s’mund të fillojë pa dhënë leje Kosova. “Dialogu me Serbinë akoma nuk ka filluar. Takimet e Thaçit me Vuciqin janë vetëm takime bilaterale për atë se cfarë kanë bërë deri më tani”, ka thënë Limaj.

Kreu i Nismës thotë se me gjithëpërfshirje marrëveshja e mundshme me Serbinë do të kishte me shumë kredibilitet dhe duke mos ia lënë në dorë vetëm një njeriu, do të kishte më shumë besim në dialog.

“Ne duam dialog në mes delegacioneve që ky dialog të ketë kredibiliet dhe të mos frikësohemi nga ndonjë marrëveshje. Nuk ka të bëjë me një njeri por me ekip”, ka tshtuar ai.

Limaj i i ka bërë opozitës thirrje që të ulën në tavolinë dhe të gjejnë një zgjidhje për dialogun. “Ne kemi thënë se për dialog duhet të ulem së bashku dhe te vendosim për dialog”, ka thënë zëvendëskryeministri.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *