Lajme

LDK kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me shtënien me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, gjegjësisht ministër i Diasporës

Shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se kanë dorëzuar tashmë dokumentin në Kuvend për sjelljet e pahijshme të zyrtarëve të lartë qeveritar, në veçanti të ministrit Gashi.

Ai tha se GP i LDK-së kërkon që Kuvendi të votojë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi.
“Ne kemi analizuar me kujdes sjelljen e tij dhe ajo sjellje bie ndesh me Kodin penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje”, tha Hoti.

Sipas tij, sjellja e ministrit Gashi mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të shtetit.

“Me këtë është dëmtuar imazhi i Qeverisë së Kosovës para qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj, ne kërkojmë këtë interpelancë me kryeministrin për të diskutuar në detaje se si mundet një zyrtar i lartë të sillet kështu”, tha Hoti.

Ndryshe, ditë më parë në media ka qarkulluar një video ku në një aheng shihen zyrtarë të lartë shtetërorë, ndër ta edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi duke shtënë me armë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *