Lajme, Lajmi kryesor

Ky është reagimi i Lladrovcit ndaj Zekës lidhur me akuzat për vrasjen e Behadin Hallaqit nga presidenti Thaçi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit, Milaim Zeka i cili në emision “Debat Plus” ka thënë se Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit pasi që ai akuzon Thaçin për vrasjen e Beadin Hallaqajt

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka deklaruar se Ramiz Lladrovci është propozuar për kryetar të Drenasit përmes shantazheve që ia ka bërë drejtpërdrejt Presidentit Hashim Thaçi. Zeka, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka deklaruar se këto të cilat po i thotë janë punë e Prokurorisë.

“Ekzistojnë tri letra me nënshkrimin e Ramiz Lladrovcit të vitit 2003, ku ai e akuzon presidentin Thaçi për një vrasje të rëndë të një njeriu, i cili sot është dëshmor në Kosovë. E akuzon për vrasjen e Behadin Hallaqit, po e them me emër”, ka thënë Zeka, përcjell Telegrafi.

Zeka thotë se ky reagim akuzues i Lladrovcit vjen pasi Hashim Thaçi nëpër tubime të ndryshme partiake dhe rrethe të ndryshme shoqërore e kishte akuzuar Ramiz Lladrovcin si keqpërdoruesin më të madh të fondeve “Vendlindja Thërret”.

“Thaçi thotë se si është e mundur ky njeri të bëhet kaq i pasur, përpos me keqpërdorimin e fondeve ‘Vendlindja Thhëret’. Akuza e dytë e Thaçit për Lladrovcin është se ky njeri është duke punuar për shërbime ndërkombëtare, për shërbime të inteligjencës së KFOR-it e të tjera”, ka thënë Zeka, duke potencuar se Lladrovci kishte kërkuar disa herë takime me Thaçin.

Reagimi i Ramiz Lladrovcit:

Përgjigje Milaim Zekës: Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit

Nuk po i publikoni ato që pretendoni, sepse nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!

Dhjetëra lajme të rreme në tri fushatat e kaluara i keni promovuar si të vërteta, prej të cilave nuk doli asgjë. Asgjë nuk doli me gjithë paralajmërimet e juaja të subvencionuara. Sepse, ju vetëm shpifni.

Në tri fushata, janë paralajmëruar çanta të zeza me dokumente kompromituese, ishin paralajmëruar video incizime, ishin paralajmëruar letra sekrete e letra denoncimi, por kurrë asnjë herë, nuk i publikuat.

Pse nuk i publikuat deri tash për ato që pretendoni se ekzistojnë, dhe pretendoni të implikoni emrin tim, familjes time dhe udhëheqësit e shtetit.

Nuk mund të publikoni sepse ato që pretendoni, nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë.

Habitem nga mediat që të japin hapësirë për ta ndotë ambientin me shpifjet tua.

Deri kur gazetarucat dhe ish-udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit.

Unë po e them jo për herë të parë, me emër:

Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *