Lajme, Lajmi kryesor

Kush është ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë dhe çfarë dallon nga Greg Delawie

Më 3 mars viti 2015, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nominoi Greg Delawie Ambasador në Kosovë. Siç shkruan në biografinë e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë amerikane Delawie është nga San Diego, ku babai i tij, Homeri, ishte një arkitekt i mirënjohur modernist. Delaeie studioi në Harvard, ku u diplomua për ekonomi në vitin 1980

Në vitet e para të shërbimit të tij në Departamentin e Shtetit, ai shërbeu në Ankara të Turqisë, në Frankfurt të Gjermanisë; dhe po ashtu detyrat të tjera të tij përfshijnë zyrtar në Washington për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Ai po ashtu ka punuar në politikën e burimeve njerëzore dhe të sigurisë së aviacionit.

Prej vitit 1994 deri më 1996, Delawie ka qenë zëvendësshef në Divizionin për Tregti dhe Punë Bilaterale në Zyrën e Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit. Më pas ai shkoi në ambasadën amerikane në Romë, në cilësinë e këshilltarit për ekonomi. Pas kësaj, Delawie u kthye në Washington ku punoi në Byronë e Burimeve Njerëzore dhe në qershor të vitit 2001 u emërua drejtor i zyrës për koordinimin e zyrës, post të cilin e mbajti deri në korrik të vitit 2003.

Delawie në gusht të vitit 2004, shkoi jashtë shtetit, ku morri postin e zëvendës shefit të misionit në Zagreb të Kroacisë. Në gusht të vitit 2007 ai u kthye në SHBA dhe mori postin e drejtorit të Byrosë për Çështje Bilaterale të Tregtisë pranë Zyrës së Byrosë për Çështje Ekonomike dhe të Biznesit si dhe drejtori i Politikave të tregtisë dhe programeve. Ai gjithashtu promovoi marrëveshjen e tregtisë së lirë me Korenë e Jugut, Kolumbinë dhe Panamanë.

Një vit më vonë, Delawie u emëruar zëvendës-ndihmës sekretarë në Byronë për Çështje Politiko-Ushtarake, ku ai ishte përfaqësues i Grupit të Kontaktit për Pirateri për brigjet e Somalisë. Ai gjithashtu udhëhoqi bisedimet me Vietnamin mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin ushtarak dhe çështjet humanitare.

Në gusht të vitit 2009, Delawie morri postin e zëvendës shefit të misionit në Berlin, ku shërbeu deri në korrik të vitit 2012 dhe më pas u kthye në Washington dhe u emërua zëvendës-ndihmës sekretar për siguri, teknologji evropiane dhe verifikim për zbatimin në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë, ku momentalisht akoma shërben, teksa pret konfirmimin e Senatit për tu deleguar në postin e ambasadorit në Kosovë. Ai është përgjegjës për Zyrat euroatlantike për Çështjen e Sigurisë, Verifikimit, Planifikimit si dhe për Qendrat e Reduktimit të rrezikut bërthamor.

Greg Delawie flet rrjedhshëm gjuhën gjermane, italiane, kroate dhe turke. Bashkëshortja e tij, Vonda, e cila po ashtu është zyrtare në politikën e jashtë, aktualisht punon në Byronë për Zbatimin Ndërkombëtarë të Ligjit të Narkotikëve. Çifti Delawie ka dy fëmijë.

Ndërsa, pas 3 vitesh në Kosovë, Delawie vendin do ta lirojë për Philip Kosnett. VOA njofton se Presidenti Donald Trump njoftoi synimin për të emëruar diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia, si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Z. Kosnett aktualisht është i Ngarkuar me Punë i Përkohshëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik. Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Hollandë dhe Japoni.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj.

Z. Kosnett është diplomuar në në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer. Z. Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *