Lajme, Lajmi kryesor

Kush e paguan Arbana Xharrën për të ngacmuar muslimanët në Maqedoni

Ti zgjodhe rrugën e politikës, pse vazhdon të trazosh ndjenjat myslimane? Ti duhet të kritikosh partinë tënde që fatkeqësisht bën biznese dhe krim, të luftosh për t’u ndërtuar shteti i Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë të gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta

Nga Gjyla Çeliku

Do të përgjigjen shumica nga ndjekësit e mi, por do përgjigjem edhe unë. Të definosh Arbanën s’duhet shumë kohë për të menduar sepse përbëhet nga tre vyrtyte: Femër e paguar me para për të shpërndarë urrejtje. Vyrtyti femër dhe urrejtje janë të qarta, pagesa me para është e komplikuar sepse nuk mund ta kuptojmë nga sa rryma paguhesh? Të shkruash për situatën tonë në Maqedoni si qytetarë që përballemi me vështirësi ekonomike, papunësi dhe shpresë për ndryshime, ti duhet të bashkëpunosh me qytetarët e Maqedonisë dhe jo me partitë tona që herë pas here të paguajnë për të ngacmuar ndjenjat e qytetarëve dhe për të tërhekur vëmendjen. Ti zgjodhe rrugën e politikës, pse vazhdon të trazosh ndjenjat myslimane?

Ti duhet të kritikosh partinë tënde që fatkeqësisht bën biznese dhe krim, të luftosh për t’u ndërtuar shteti i Kosovës dhe shqiptarët e Maqedonisë të gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta. Të kam thënë Arbana në shkrimin tim të parë publikisht dhe të them përsëri: “Unë të kam pyetur në publik në konferencë në UEJL se sa ke investiguar në Maqedoni dhe ti je përgjigjur nuk kam investiguar aspak, ia fute përmendësh që kufiri Maqedoni-Kosovë ishtë më i infiltruari me rryma radikaliste”.

Arbana Xharra nuk bëhet gazetaria me shpifje dhe për t’ju plotësuar dëshirat sponzorëve që të sponzorojnë, nuk është sukses që t’qenka botuar shkrimi në disa media që na paske sharë neve dhe shqiptaret e Kosovës sepse çdoherë që shkruan keq për popullin tënd dhe fenë tënde(sidomos islamin) ti botohesh dhe vlerësohesh, pasi edhe sponzorët që të paguajnë ty janë radikalista. Fetë promovojnë tolerancën, radikalizmin nuk e promovon asnjëri nga religjionet dhe duhet bashkarisht të luftohet në të gjitha religjionet, por për të luftuar këtë fenomen të shpifur duhet të marrish pjesë në ngjarje me dëshmi dhe fakte, ti në ngjarje ke qenë në Maqedoni në konferncën që të takova, ndonjë takim me partitë nga Maqedonia që paguhesh dhe ndonjë xhiro në City Mall, por pjesëmarrje aktive fizike në luftën e fenomeneve radikale dhe politike këtu në vilajetin e Iliridës ti nuk ke marrë asnjëherë dhe je me një zero kontribut në këto anë, ndaj më mirë lufto radikalistët që i ke sponzorë gjeneral pasi nga aty rrjedh radikalizmi, se sa të merresh me ne.

Ne jemi populli i vetëm në botë që influencave dhe rrymava përçarëse ju kemi dalë ballë me krenari, do vazhdojmë bashkarisht, por unë si femër ty të shoh në rrymat përçarëse dhe ndjehem keq për rrugën tënde pa mbarim dhe të dëmshme për popullin tonë. Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë radikalistë, nuk janë të turqizuar e sllavizuar, por janë shqiptarët që edhe sot e kësaj dite luftojnë për tē drejtat e garantuara me ligj në tokat e veta autoktone, ndaj na leni rehat dhe mos luani me ndjenjat tona!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *