Lajme, Lajmi kryesor

Kurti: Visari është bashkë me ne

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh themelues, në fillim të prezantimit të platformës së tij, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-kryetarit të Lëvizjes Visar Ymeri

Kurti tha se Visar Ymeri vazhdon të jetë anëtar i VV-së dhe deputet i kësaj i partie në Kuvendin e Kosovës.

“Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin gati trevjeçar të Lëvizjes, për punën e kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të tij shumë të dobishëm e shumë të vlefshëm për Lëvizjen tonë. Visari është anëtar në Lëvizje bashkë me neve, Visari është deputet i Vetëvendosjes në Kuvend bashkë me neve”, tha Kurti.

Kurti tha se do të ndjek praktikën e ish kryetarit Ymeri, i cili sipas tij është konsultuar rregullisht me të gjatë funksionit të tij trevjeçar.

“Unë gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit, si në rrafshin politik e ideologjik, po ashtu edhe në atë institucional e praktik. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk isha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem më të për interesin e përgjithshëm të Lëvizjes dhe të mirën për të gjersa ecim së bashku”, tha ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *