Lajme

Kur ky vend mysliman ‘të bie’ fillon Lufta e Tretë Botërore

Shumë nga profecitë e saj kanë dalë të vërteta

Drejtori bullgar dhe aktivisti politik Nidal Algafari, përndryshe sirian nga ana e babait, kohët e fundit kujtoi një profeci të famshme të Baba Vangës.

Në një intervistë për revistën Shaw, ai tha se kurrë nuk besonte në profecinë e Vangës deri disa muaj më parë.

“Ja kjo po ndodh tani” u shpreh ai. “Ishte 40 vjet më parë. Kur e pyetën kur do të ngrihej Bullgaria, ajo tha “kur të bie Siria”. Dy vjet më parë, as nuk mund të imagjinoja një gjë të tillë: “Si mund të bjerë një vend si Siria”, mendova. Tani filloj të besoj se ky moment ka ardhur. Kjo tashmë veç po ndodhë”, thotë Algafari.

  • Vangelija Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga, lindi në Strumicë më 1911 dhe vdiq në Petriq në vitin 1996. Ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në malet e Pirinit të Maqedonisë, në Bullgari dhe thuhet se ajo kishte parashikuar datën e saktë të vdekjes së saj, përveç të gjitha gjërave të tjera që gjoja kishte parashikuar.

    Vanga parashikoi gjithashtu se dhuntinë e saj do do ta trashëgojë një vajzë e verbër nga Franca dhe se në vitin 2010 do të fillojë shkëndija e Luftës Tretë Botërore – së pari në vendet ku njerëzit do të vrasin njëri-tjetrin dhe konflikti do të përhapet më pas në të gjithë botën.

    Vanga thuhet se parashikoi që deri në vitin 2043 në Evropë do të mbizotërojë Islami.

  • Previous ArticleNext Article

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *