Lifestyle

Kuksiani që është dashuruar në shoqen e Mamit

Një djalë ka një marrëdhënie me shoqen e martuar të nënës së tij. Gjithçka është zbuluar nga burri i saj dhe tani djali ka një hall të madh, sipas tij. Kjo është historia e rrëfyer për “ShkodraNews”

“Si kaluat? Edhe unë kam një lidhje të rrezikshme, por më duket se tani ka marrë krejt fund.

Jam 17 vjeç dhe gati 1 vit kam shkuar me shoqen e mamit tim që është 39 vjeçe, por yll bote.

Ajo është parukiere dhe unë si djalë kuksian i shkathët që jam arrita ta bëj për vete.

Ka një burrë 20 vite më të madh, një njeri koti që nuk e bën të lumtur.

Mami im nuk di gjë, sepse do të mërzitej. Por problem është se burri i saj i ka kapur mesazhet tona.

Tani ai ka ndryshuar dhe ka nisur ta çojë me udhëtime, ta çojë më shpesh në lokal nate dhe t’i rrijë gati.

Kështu të paktën me thotë kjo. Sepse këtu në Londër nuk janë si në Shqipëri që të vret burri për tradhëti. Këtu meshkujt kur zbulojnë tradhëtinë bëhen më të dashur me gruan.

Jam mërzitur shumë sepse unë dua të jem me të. E atë po ma merr prapë burri i saj.

Dje i kërkova të takoheshim dhe më tha troç që është me burrin.

Jam bërë shumë xheloz edhe pse ajo më ka thënë që në fillim që kjo e jona është diçka aventurë, sa të kalojmë mirë.

Por ajo tani po më shmang dhe po rri me atë tipin që ka për burrë.

Si mendoni si duhet të sillem? Sepse ndjej shumë xhelozi dhe e dua vetëm për veten time.

Moshataret e mia nuk më futen në sy, dua atë sepse ajo është dashuria e parë dhe e vetme për mua.

Si ta largoj nga burri i saj njëherë e mirë?”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *