Lifestyle

Kuksiani: Gruaja e parë më la, e dyta nuk më…kurse e treta…

Historia e pabesueshme e një 56-vjeçari po bën xhiron e rrjetit. Burri thotë se ka kaluar 3 martesa, por asnjëra prej tyre nuk i ka sjellë lumturi. Kjo është historia e rrëfyer

“Ju lexoj gjithmonë me shumë kënaqësi. Më pëlqejnë shkrimet tuaja sepse edhe vetë shkruaj poezi. Jam i talentuar.

Por sot kam një tjetërr hall që dua mendimin e lexuesve të faqes tuaj të nderuar.

Jam një zotëri 56 vjeç nga Kukësi. Në jetë nuk kam patur fat me gratë.

Nuk e di pse më qëllojnë gjithmonë jo të nivelit tim.

Ndoshta ngaqë unë kam shkollë dhe ato i kam marrë pa shkollë ose ndoshta nuk e di ende sot shkakun.

Gruaja e parë ishte shumë nevrike dhe nuk duronte as kritikën më të vogël. Nuk pata fëmijë me të dhe pasi u zi sa deshi me mua më bëri naftën.

Iku nga shtëpia dhe sot është e martuar me fëmijë.

Pak kohë më pas u martova me të dytën. E dyta ishte e pashme shumë, alamet femre, por dëgjova fjalë për të dhe nuk po i kapërceja dot.

E shikoja edhe vete që nuk po më respektonte dhe u ndamë. Por me të kam një djalë. Ajo sot është martuar sërish dhe ka fëmijë të tjerë. Djalin e ka ajo.

Epo thashë e treta dhe e vërteta. Gruaja aktuale që kam po më habit gjithmonë dhe më shumë. Ka sjellje të mira, është e bukur, më rri gati, por unë nuk kam pikën e ndjenjës për të.

Më habit si më rri kaq gati, kur unë ndaj saj jam si të isha një i huaj.

Më kërkon të bëjmë një fëmijë sepse ajo është e re 35 vjeçe, por unë nuk dëshiroj. Mendoj se boll e kam djalin, të cilin e takoj shpesh.

Si mendoni? A duhet t’ja plotësoj dëshirën edhe pse unë s’kam dëshirë të kem fëmijë të tjerë? Faleminderit për përgjigjet që do t’më jepni. Respekte!”, shkruan ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *