Lajme, Lajmi kryesor

Kufiri Kosovë-Serbi, Rama flet për herë të parë në “Open”: Luhet fati i Kombit

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”, i drejtuar nga gazetarja e njohur Eni Vasili. Kryeministri Edi Rama është i ftuari i parë në këtë start të emisionit të ri në Top Channel

Përballë gazetares Eni Vasili, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u përgjigj: “I takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik. Ai u shpreh se liderët në Kosovë nuk po e bëjnë këtë aktualisht.

“Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, tha Rama.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u përgjigj: “Është një çështje që i takon shtetit të Kosovës. Na një anë në Kosovë ka një debat mbi një ide, jo një platformë. Nga ana tjetër, si përfaqësues i Shqipërisë ndjej detyrimin që të respektoj vendimin e tyre. Unë kam qenë i qartë, se do të flas për Kosovën, por nuk mund të flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

I pyetur nëse ka folur me Presidentin Hashim Thaçi dhe me Aleksandër Vuçiç, ai është shprehur se ka folur me shumë figura politike që janë pjesë vendimmarrëse për këtë çështje, por pa specifikuar se çfarë është vënë në qendër të bisedës.

Pjesë nga intervista:

A jeni pro apo kundër ndryshimit të kufijve?

Çfarë do të thotë të jesh pro? Apo kundër? Do të thotë të jesh pro ose kundër të një ideje që është shumë pak… mund të jetë një ide për të nisur një debat, por kjo nuk është një arsye për t’u ndarë.

Mendoj se në këtë proces të gjithë ata që kanë eksperiencë, dije apo ide, duhet të kontribuojnë.

Këto që po dëgjojmë nuk janë kontribute por një kakofoni. Kam folur me një pjesë të madhe me politikanet e Kosovës, por edhe më të tjetër që janë pjesë e kësaj bote vendimmarrëse, qofshin partnerë amerikane, etj., dhe unë kam ndjesinë që ne jemi para një shansi historik dhe të kuptojmë sesi duhet të qasemi.

A keni folur me Vuçiçin?

Reduktim i i debatit në këtë pikë është banalitet. Ne si shqiptarë duket të kemi një qasje politike. Dialogu në vetvete me Serbinë është një copë e madhe politike që ne duhet të jemi në gjendje ta përtypim me unitet dhe dinjitet

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *