Lajme, Lajmi kryesor

Kufiri ‘Edi Rama’; Gruaja që ‘lyp rrehë’; Paramilitarët e Kadri Veselit dhe Ti!

Nga Kimete Berisha

1. Gishtin me ta shti në sy nuk shifshe. Terr, rrugë e zezë si ajo ‘e qumshtit’, autobusi i vogël, dy tre udhëtarë t’heshtun e t’shpërndarë nëpër karrige, gjithë ato vende të zbrazta, e m’u më qëlloj fati mbas shpine kërrhatke njani, dojshin mendt me lan.

Çka e ke mërzi ta çon Zoti. M’u çu me ja prish gjumin, u tutsha po ma merr jetën, plus krah meje ish ulur një polic ma gjanë se gjatë, prej të cilit pritsha me mbajtë qetësinë në autobus, por polici ja besonte kërrhamen, prandaj e shikonte herë pas here me mëshirë, dhe sa për ta thyer frikën fliste me shoferin për problemet politike të këtij vendi.

Këqyrshe nga dritarja, mbyteshe në terrin e pafund, po Zoti s’ti çon tana t’kqijat, kështu Sinan Vllasaliu me këtë varg t’vetin m’shtini me kesh: ‘Xhelozia jote (tha) është psikologjike’ 😂

Kur hajt hajt, natë Bartolomeo, mbërrimë te Kufiri i Edi Ramës. Hajnat. Veç aty i kishin dhez do drita që me vjedh në mënyrë transparente. Bashkëudhëtarja më pyeti: Bileta nuk u shtrenjtu, tha, mos po na e lypin nga 1 euro n’kufi. ‘…po hamamin, se jemi në kamion të Çkalës-i thashë! E bëjmë namin me natë t’sontit, sado që terr e s’na sheh kush, mundet edhe me na humb rasadi.

Dhe kur e paguam terrin e rrugës horror, u ndalën dritat e deri në fund të autostradës vazhduam nëpër terr.

S’ka më i poshtër se Edi Rama. Kufiri verior brina s’ka. Pse s’na mbron neve qeveria jonë nga çizmja e Edi Ramës! Pse me pagu rrugën e errët që mundet me ta hëngër krytë. Pse veç ne t’Kosovës me pagu rrugën e papërfundume.

2. Edi Rama merret me vajza të dhunuara nga dashnorët e tyre dhe bën politikë me to duke ju thënë opozitës mos bëni politikë me to.

Gati asnjë mashkull (përveç Papës) s’ka të drejtë me folë kundër dhunës ndaj grave se gati s’ka mashkull që nuk e ‘dhunon’ gruan e tij apo gruan e huaj, në një mënyrë apo në një tjetër.

Nuk është e thënë me ti thy eshtrat me dorë, ti thyen eshtrat me gjuhë se kush më shumë se gjuha nuk thyen eshtra. Edhe gratë thyejnë tinëz eshtra, me t’gjetë t’ligë ku me sitë çka marojnë me ty (prandaj myslimanët i varrosin më thellë se meshkujt, se më së shumti prej grave ‘tuten’ ata. Dinë diçka 😂, anipse s’është fer).

Femra shqiptare është e varfër, e varur, e pasigurtë dhe ende jeton me idenë se vjen një mashkull qçka s’ka dhe e nxjerr prej situate, ia zgjidh krejt problemet dhe e bën të lumtur.
Qysh mundet ty me t’ba dikush t’lumtur kur nuk është vetë i lumtur.

Bile as që i shkon mendja femrës shqiptare se mashkulli edhe mund të vdes e të ti lë problemet në gjysmë pa ti zgjidh.

Mashkulli i ka vë vetes barrë të madhe duke ia atribuar vetes forcën e pathyeshme.

Por, kush ka pa mashkull të varur, të lodhur dhe n’stam deke, e di mirë se si bëhet ai ish-mashkull i fortë më i frikësuar dhe i pasigurtë se fmija.

As mashkulli se ka lehtë, m’u paraqit gjithmonë i fortë. Por, ama, nervoza që femra shqiptare ia shkakton mashkullit pandërprerë dhe e bën me protestu kundër saj, është për t’u studiuar. Mashkulli shqiptar aq është i varur nga gruaja si beba nga nana, sepse nuk di me gjetë çorapën e vet, pa ndihmën e gruas.

Pra, dhunë nuk është veç m’u rrreh (veç serbët në botë e kanë kultivuar idiomën e ‘kush rrehet-duhet’).
Mjafton m’i thënë gruas ‘ku i kam tlinat’, ‘pse s’është buka gati’, ‘na myte me këto petlla’, ‘je plakë’ etj. dhe kjo është dhunë dhe qëllim për me kompleksu dhe për me ia humb vetbesimin

Është e vërtetë se ka femra që vetë ‘lypin rrehë’ dhe ju pëlqen shumë ‘pajtimi dramatik’, ka mazohiste e çka s’ka, që thoshte Zaratustra ‘po shkon te femra? Merre kamzhikun me vete’ (pra edhe filozofia- i ka mësu meshkujt m’i trajtu femrën ashtu siç ka qejf femra, pak më e vogël se burri’, ama veç në Shqipëri sheh që krejt qeveria e opozita e mediat m’u merr me një femër budallaqe, e cila as nuk guxon m’u bë trime, as nuk tutet me ba probleme.

Thuajse, krejt janë normal veç ai djali i Rrahmanit është i poshtër. Bisedat e Grida Dumës me atë djalin e e PD, mbi të gjitha e zbulojnë nevojën e madhe të saj për t’u ndjerë më e vogël se ai djali i ri. Është ineteresant se si njeriu i fuqishëm herë pas here ka nevojë me gjetë dikë më të fuqishëm mendërisht dhe shpirtërisht se vetja. Dhe këtë nevojë ia zbulon Gridës fjala protestë ‘më mbyte’ që e përsëritë disa herë!

Kush ka nevojë të madhe m’u çliru nga dhuna e përditshme, çlirohet. Kur të lind nevoja e gruas shqiptare për liri, vjen liria. Disa edhe janë të lira nga dhuna, por janë të vetmuara. Pra, liria për gruan shqiptare është ‘vetmi’. Që thoshte Janis Joplin, ndjesë pastë, ‘Liria është vetëm një shprehje tjetër, për të thënë se asgjë s’ka mbetur për t’u humbur’. Pastaj, vet fjala ‘lidhje’ tregon se je lidhur me dikë, e liria nuk pranon të ‘lidhet’.

3. E kur lidhesh me dikë, nuk mundesh m’u zgjidh lehtë e kur do ti. (a inke pa gratë hebreje nuk kanë drejtë mu nda prej burri pa pranu burri).
Kështu edhe Abelard Tahiri, si ‘grua’ e katundeve të Izraelit, s’guxon as m’u nda prej Kadri Veselit. Është ministër i drejtësisë, e s’mundet me ia garantu vetes të drejtën me dhënë dorëheqje, aq i lirë e i pandikuar që është.

Kadri Veseli i thotë mos jep dorëheqje ‘se ‘t’mys’, Hashim Thaçi i thotë ‘jep dorëheqje se t’mys’.
I ‘mytun’ se i ‘mytun’ bile ma mirë e merr rrogën e i ec stazhi.
Çfarë morali ka ai mashkull që s’ka b.l. me dhanë as dorëheqje. E pata krahasu me ‘prekjen e meduzës’ po ky qenka bash kurrkushi hiç. Mashkull që i tutët mashkullit, dhunë është edhe kjo, kur s’të lëshojnë kur do ti.

4. Kadri Veseli me të drejtë përhanet nga ndikimi i Hashim Thaçit në parti.
Jo rastësisht u bë partia demokratike e treta, plus e pret ndarja.
Hashim Thaçi është si ai Rrahmani, si ata ‘dashnorët’ xheloz të janarit, më përpara pranon me të pa ‘tuj shkumu’ sesa me dikë tjetër, dhe s’të lëshon këmbsh derisa e ndal Zoti, ti vet, apo do Zoti i humb interesimi në ty. PDK e konsideron dhe e ka si të veten l, prandaj kështu e trajton.

Kot e mban fukaraja për fat lëkurën e gjarprit në kuletë (besa s’di kush kultivon gjarpërinj me porosit nja), kot i çon selame filmike Hashim Thaçit, si Ramiz Lladrovci se qe unë e preku gjarprin përnime e ty nuk t’tutna, ama, dallimi është se Hashim Thaçi është i diciplinuar, i papërtueshëm dhe shumë i motivuar për me qenë roli kryesor, kurse Kadri Veselit një ëndërr ia prishë ditën, e një dorëheqje ia thyen rrugën.

Ish skuq, qitke flakë, a kish përdorë nukaç vend zhilete, edhe n’lulë t’ballit, a ja kish kthy kush fjalën, a çka dreqi ish bë me të Zoti e dittë, ama që nuk është i gatshëm m’u bë i pari-nuk është.

S’ka zyrtar ordiner që në emër të tij (ndoshta edhe pas shpinës së tij), që nuk punëson gra, dashnore, që nuk sillet si agjent stalinist në asministratë, që nuk lan lesh e nuk shkatërron gjithçka nëpër institucione. E në emër të Hashim Thaçit ma zor.

5. Se, veç Hashim Thaçi përveç serbëve mundet me pi në kombinim kafen turke me raki serbe. As nuk tutet që ja idhton kush rakinë, si Ibrahim Rugova.

Pronari i një restoranti (emrin s’ja përmend) më ka pas treguar se si Ibrahim Rugova ka shkuar së bashku me kuzhinierin e tij në atë restorant, por se i zoti i restorantit e ka kthyer mbrapsht, i ka thënë ‘ne e kemi kuzhinierin tonë, mos besofsh mos rri’.

Mirë kanë thënë ktyneherë: Ruaju sa të duash, kur ta ka mësy dikush-kot, në gjimnaz këshilloheshim m’u ru prej do ‘kokrra t’lopve’ thojshin mos me ta qit naj djalë në pije se ta bëjnë punën vet me ju dorëzu.
Ama, s’din njeri qysh me vepru.
Më mirë m’u ru.
Pak ti, pak unë.

P.S. ‘Ku është populli’ (Teki Dërvishi)

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *