Opinion

Ku mbajtën fjalim Gjuriçi dhe Selakoviçi – në Kosovë apo diku në Kalimegdan

Nga Luz Tomaj

Në se trurin ua ka pi sorra, sëpaku a I shkojnë në vesh, shtreses politike fjalimet e Gjuriçit dhe ati far Selakoviçit.

Kohë më pare, Kolashini e ftoi për vizitë Ministrin e punëve të jashtme të Kosoves. Serbia nuk ia lejoi viziten dhe as hyrjen në Serbi. Sot lexova se, Serbia e këtheu mbrapa Akademikun Hivzi Islamin dhe nuk e lejoi të shkel në Serbi

Në anën tjetër, me 5 gusht, lexova deklaraten e Gjuriçit se në çdo mënyrë, Serbia, do t’a mpron Trepçen, Ujmanin etj. Këtu, shprehja e tij ishte e gabuar. Këto objekte janë të Kosoves dhe Serbia pretendon me I marrë e jo me I mprojtë. Edhe pran deklarates së till, Gjuriçit iu leju që, me 8, të vij në Kosovë dhe të iu predikon serbëve të veriut, të cilin, mjerisht, Kosova nuk e mban as nën kontroll as nën sovranitet.

Sot apo dje, varet kur lexohet, sëpari, ai far Selakoviçi, iu tha serbëve, në veri të mjerë Serbia e ka për detyrë me e mbrojtë atë që është e Serbis, athua Veriun apo tërë Kosoven. Kërkon durimin e serbëve. Në anën tjetër, Gjuriç, krenohet me fuqin dhe durimin e serbëve në Kosovë. Në vazhdim thot dhe premton se, (Serbia) nuk do të lejon që shqipëtarët t’a marrin Veriun. Gjatë tërë dites, I përcjella të gjitha mjetet kosovare të informimit. Asnjë fjalë nuk e dëgjova , asnjë fjalë nuk e lexova.

Të përmendurit janë përfaqsues legal të Serbis. Prandaj, deklaratat e tyre janë deklarata të Serbisë. Me Serbin zhvillohet beteja në Bruxel. Vallë, a mos duhet dikush, në mënyrë taksative, të informon Bruxelin me përmbajtjen e deklaratave të përmendura, deklaratave të Sërbisë, madje edhe me e kushtëzuar vazhdimin e procesit në Bruxel deri sa Serbia nuk do të përmbahet nga pretendimet e tilla. Të shtrohet pyetja, në formë të prerë se, në process a bëhet fjalë për pretendime teritoriale apo për të drejtt e minoritetit serb. Ngulimi serb për asociacionin, në tërsi përputhet me deklaraten e Gjuriçit se Serbia nuk do të lejon që shqipëtarët t’a marrin Veriun. Kosova duhet të insiston në process se, bazuar në Kushtetuten e Kosoves (të cilën minoriteti serb, falë Serbis nuk e pranon) dhe në të gjitha aktet – konventat ndërkombëtare, minoritetit serb nuk I cenohet asnjë e drejtë. Prandaj shtrohet edhe pyetja e arsyesheris së dialogut, aq më tepër kur, vet Veriu është izoluar dhe rrin jasht sovranitetit dhe juridikcionit të shtetit të Kosoves.

A është, në botë, I vetmi, populli serb I cili nuk mundet, si minoritet, të çëndroi në një shtet tjetër?! Bëra një shfletim sot dhe hasa, në artikullin, të cilin e kasha botuar gjatë të nëntdhjetave, në një gazet, këtu në SHBA, me titull se ndoshta, Serbia do të kërkon që të formohet një republlikë serbe edhe në SHBA, nga se sipas politikes serbe, edhe aty ku gjindet një serb, duhet të quhet Serbi. Haj me det.

Edhe një sygjerim, Kosova duhet që Gjuriçin, Selakoviçin dhe atë far Vulinin, pa kurrëfar pritjeje, t’I shpallë PERSONA NONGRATA dhe most ë shkelin më në Kosovë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *