Lajme, Lajmi kryesor

Krijimi i partisë së re, të dorëhequrit e VV-së zbulojnë detajet

Përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje krijoi dy grupe, të ashtu quajturit grupi i Albin Kurtit dhe grupi i Dardan Molliqajt. Në media u raportua se grupi i të dorëhequrve do të themelojë një parti të re e cila do te quhej Lëvizja Social Demokrate në krye me Visar Ymerin. Mirëpo deri më tani kjo ide ka mbetur në hije

Por, a ka gjasa që të krijohet një parti e re nga të dorëhequrit e Vetëvendosjes? Në një të ardhme të afërt pritet të ndodhë një gjë e tillë. Këtë e konfirmon edhe ish anëtari i Lëvizjesh Vetëvendosje, deputeti Faton Topalli.

Drejt krijimit të partisë

Ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm dhe Drejtuesi i Komitetit për Mbrojtje Sociale në VV, Faton Topalli, ka thënë për “Bota sot”, se ende nuk kanë vendosur për krijiin e një partie, porpo çështja po shkon drejt atij drejtimi.

“Edhe nga dorëheqjet tona edhe nga debate të ndryshme ka pasur pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje ,ka pasur përpjekje ta gjejmë një zgjidhje, deri tash nuk është arritur të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe nuk kam shpresë se do të gjendet ditëve të ardhshme. Ne si individ, aktivistë kemi dhënë dorëheqje nga pozita të caktuara por nuk është se kemi krijuar ndonjë grup formal, jemi takuar kemi diskutuar se si do të ja bëjmë në të ardhmen, ka shumë gjëra që do të na bashkojnë ,sa i përket partisë ende nuk kemi vendosur për krijim por si duket çështja po shkon në atë drejtim, duke pasur parasysh se nuk kemi arritur të gjendet një zgjedhje për brenda natyrisht krijimi i një partie është një opsion të cilit ne nuk kemi vendosur akoma”, ka thënë Topalli për gazetën “Bota sot”.

Ende asgjë konkrete

Ndërsa, ish kryetarja e qendrës së LVV në Klinë, Shqipe Pantina, ka ka thënë se nuk ka asgjë konkrete për një parti të re nga të dorëhequrit e VV-ë. “Nuk ka vendim për krijim e një partie, nuk ka asgjë, sapo të vendoset diçka do ta bëjmë publike ne jemi në projeksione por nuk kemi vendosur ende, nëse marrim ndonjë vendim do ta bëjmë publike, deri tani nuk ka asgjë definitive”, ka deklaruar Pantina.

Ndarja e VV-së, opozita më e dobët

Kurse, analisti politik, Ilir Vata, është shprehur se me ndarjen e Vetëvendosjes opozita do të mbetet edhe më e dobët. “Kosova po i ngjan Shqipërisë në politikë dhe kjo është një fatkeqësi politike sepse politika vjetër infekton politiken e qasjes së re. Edhe në Shqipëri kjo lojë e “rilindjes” së partive të reja nga partia më e vjetër është vazhdimësi tani me, pra në vend të oponencës lindin ndasi të reja politike që në fakt ato dalje politike kryeneçe tipike që i përqasen politikes shqiptare në teresi, ku uni është tipar absolutë politik. Në këtë koncept LVV do bëhet me dy koka, pra do të dobësohej bordi i lidershipit fitues dhe më thellë, do minohet besimi i qytetareve që e votuan projektin politik të kësaj force politike dhe përtej kësaj do jete një mundësi për jetëgjatësinë e qeverisë, pra roli i opozitës do jetë edhe me i dobët, apo mundësia e kompozimit të një koalicioni tjetër do jetë i pamundur”, theksoi Vata.

Sipas tij, qytetarët që votuan Lëvizjen Vetëvendosjes janë të zhgënjyer me këto ndasi. “Në të gjithë këtë rrafsh, partitë e reja që dalin nga të vjetrat praktikisht nuk sjellin gjëra të reja, thjeshte janë ndasi që i qasen një oferte, një pushtet, një interesi, një klani dhe mjerisht kjo është përsëritur shpesh dhe gjithmonë në Shqipëri, që do të thotë një frikë e kobshme për politiken Kosovare nëse ajo po shembullon politiken në Shqipëri. Nuk është ndonjë kob i madhe ndasia e LVV, mbase parë në aspektin e boshti te saj politike ka qene e nevojshme, por ndasia dobëson opozitën dhe shuajnë shpresën për një tjetër qeveri, apo mundësi qeverisë me këto mandate, pra opozita është me e dobët dhe për logjikë demokracia po ashtu, qytetaret që votuan LVV të zhgënjyer”, ka përfunduar Vata.

Kujtojmë se, prçarja e Lëvizjes Vetëvendosje mori jehonë të madhe pas publikim te mesazheve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Viber ku Aida Derguti e kishte ofenduar Albin Kurtin, dhe menjëherë pas publikimit të këtyre mesazheve ajo dha dorëheqje.

Ne grupin e të dorëhequrve pos Aida Derguti, bëjnë pjesë edhe Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Driton Qaushi, Dardan Sejdhiu, Shqipe Pantina, Donika Kadaj Bujupi, Qëndron Kastrati, Faton Topalli dhe shume aktivistë tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *