Ekonomi

Kosova përfiton 38.5 milionë euro për rehabilitimin e hekurudhave

Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor ka ndarë për Kosovën 38.5 milionë euro për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 të Kosovës

Ky projket do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Evropiane.

Marrëveshja për projektin për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 të Kosovës është nënshkruar të enjten ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do të zbatoj grantin e Kornizës për Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.

Drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, theksoi se kjo hekurudhë i mundëson Kosovës që të lidhet me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian.

“Kjo hekurudhë lidh Kosovën me vendet fqinje dhe për këtë sot kemi nënshkruar një kontratë qe ka të bëjë më ndërlidhshmërinë e hekurudhës nga Prishtina në jug. Është pjesa e ndërlidhshmërisë me Ballkanin Perëndimor. Në momentin kur kjo linjë të jetë e instaluar do të lejojë lidhje më të mirë dhe mundësi të mira për njerëzit për ti mbajtur kontaktet”.

“Do të bëhet edhe i tërë rindërtimi i korridorit hekurudhor nëpërmjet Kosovës, Bullgarisë dhe Greqisë. E tëra kjo përfshin një program ambicioz për tërë Ballkanin dhe për realizimin e këtij projektikemi dedikuar 1 miliardë euro për këtë qëllim specifik”, theksoi Danielsson.

Ministri i Financave Bedri Hama tha se financimi i ndërtimit të linjës kryesore hekurudhore, e cila na lidh në të dy drejtimet me Bashkimin Evropian, do të realizohet me mbështetje të Bashkimit Evropian, BERZH-it dhe Bankës Investive Evropiane kapë vlerën prej 195. 5 milion euro dhe do të realizohet në tri faza.

“Faza e parë e projektit pritet të fillojë ndërtimin sivjet përshkon 64 kilometra nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. Bashkimi Evropian do të financojë 38.5 milion me donacion, BERZH-i dhe Banka Investive Evropiane me nga 19.2 milion kredi. Ndërsa për Fazën e dytë, e cila përshkon linjën nga Fushë Kosova deri në Mitrovicë me 35 kilometra, nga BE-ja janë ndarë mjete në vlerë prej 17.2 milion euro për punët fizike dhe për këtë do të nënshkruajmë marrëveshje në muajt në vijim”, thotë ministri Hamza.

Ai bëri të ditur se Ministria e Financave bashkë me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministritë e linjës përmes Këshillit Kombëtar të Investimeve do të aplikojë për financimin e fazës së tretë, e cila përshkon segmentin prej 42 kilometrave nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *