Ekonomi

KOSID: “Kosova e Re” e bllokon Kosovën edhe për 40 vjetët e ardhshëm

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) konsideron se marrëveshja e arritur sot në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global do të bllokojë Kosovën për 40 vitet e ardhshme në prodhimin e energjisë me bazë linjitin, thuhet në reagimin e konsorciumit ndja kësaj marrëveshjeje

Sipas kumtesës, i vetmi përfitim nga ky projekt, sipas KOSID, do të jetë tymi dhe pluhuri i prodhuar, si dhe degradimi i ambientit dhe shëndetit publik.

KOSID i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë publike marrëveshjen komerciale të nënshkruar për termocentralin ‘Kosova e Re’, duke thënë se ky projekt nuk siguron pavarësi të furnizimit energjetik, por do të minojë rrugëtimin e vendit drejt proceseve integruese.

“Vlerësojmë se me një proces jo-transparent dhe të fshehtë, e vetmja që mund të garantohet është thellimi i varfërisë energjetike, i izolimit dhe i degradimit të mëtejmë të mjedisit dhe shëndetit publik, si dhe varfërimit të buxhetit familjar të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *