Lajme

Konjufca thotë se PSD’ja po gënjen për rrëzim të qeverisë

Mocioni i Partisë Socialdemokrate për rrëzim të qeverisë, sipas Glauk Konjufcës, është vetëm për spektakël. Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se nëse është një parti e cila prish imazhin e opozitës, ajo është PSD-ja

“Me tund një fletë në foltore dhe me thënë këqyre 12 nënshkrime, e me thënë ti nuk po i jep, kjo është banale. Kujt me ja dhënë? PSD-së me ja dhënë nënshkrimet tona a? Kjo është spektakël. Nuk po them që PSD nuk është për me rrëzua Qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca tha se PSD-ja po gënjen meqë po thonë se Vetëvendosje e LDK nuk janë të gatshme për të rrëzuar qeverinë. Ai bëri të ditur se në skenarin për ndërtim të qeverisë, Vetëvendosje është me Lidhjen Demokratike duke lënë PSD-në jashtë.

“Ekzistojnë dy dimensione të opozitarizmit në Kosovë, njëra është me PSD-në tjetra është pa PSD-në. Kjo ku janë të gjithë është për ta rrëzuar Qeverinë, kjo ku është veç Lëvizja Vetëvendosje me LDK-në është për ta ndërtuar Qeverinë”, ka shtuar ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *