Lajme, Lajmi kryesor

Kokat e korrupsionit bëhen gati të kthejnë pasuritë, kontroll dashnoreve, tezeve dhe kunatave

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të tmerruar. Ditë të zeza për klubin e korrupsionit në Shqipëri, afron zbatimi i antimafias, do konfiskohen pasuritë që gjoja janë krijuar nga puna në emigracion dhe çdo pasuri tjetër e paligjshme

Ditë të zeza e presin klubin e madh të korrupsionit në Shqipëri dhe Evropë. Sipas raporteve kofidenciale ndërkombëtare, por edhe perceptimit të opinionit publik, emblema e klubit të korrupsionit janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Edi Rama, pasuruar nga tufë të madhe hienash, që për 27 vjet me radhë kanë sunduar shqiptarët për të vjedhur si dhe po vjedhin për të sunduar shqiptarët.

Kjo çetë e organizuar korrupsioni, krimi dhe perversiteti, si fillim do të dorëzojë pasuritë e paligjshme, të cilat burojnë nga korrupsioni dhe krimi.

Më pas do të dalin para gjykatës speciale që do të ngrihet brenda këtij viti. Shqiptarët duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli, pas një luftë 4-vjeçare me kokat e korrupsionit dhe krimit, kanë ngritur një mekanizëm të pamëshirshëm ligjor, për të shkatërruar klubin e korrupsionit dhe të keqbërësve në Shqipëri, duke e goditur fillimisht tek pasuria.

Skanerit nuk do t’i shpëtojnë as dashnoret, tezet dhe kunatat e deputetëve, ministrave dhe gjyqtarëve. Ndëshkimi po vjen ngadalë, por ndëshkimi është i sigurt dhe i pashmangshëm.

Njihuni me rrethanat dhe arsyet.

Shumë ministra, ish-ministra, kryetar bashkish, deputetë, drejtues institucionesh, gjyqtarë, prokurorë, ambasadorë etj., kanë tentuar të pastrojnë paratë e korrupsionit dhe krimit, duke i investuar në pasuri të paluajtshme.

Me paratë e korrupsionit ata kanë blerë apartamente, vila, karburante, pallate, komplekse sportive, lokale, magazina, fabrika, kanë ngritur biznese etj. Të korruptuarit kanë deklaruar se këto pasuri janë krijuar nga puna e tyre në emigracion.

Meqenëse në fillim të viteve ’90 puna në emigracion ishte e zezë dhe e padokumentuar, të korruptuarit e kanë parë si mundësi për të justifikuar një pjesë të madhe ta pasurive të paluajtshme, me shpresën se do t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Disa për kokave të korrupsionit nuk kanë punuar asnjë ditë në emigracion, por në letra deklarojnë lokale, qindra mijëra uro, apartamente etj., gjoja nga puna në emigracion. Nuk kanë shpëtim.

Këto pasuri do të sekuestrohen. SHBA-BE, nën kërcënimin e futjes në listë të zezë, detyroi anëtarët e klubit të korrupsionit në Parlament, të miratojnë disa ndryshime në ligjin anti-mafia, ligj i cili i konsideron pasuritë e korrupsionit njëlloj si pasuritë e krimit dhe mafies.

Në këtë ligj të ndryshuar janë përcaktuar pasuritë që mund të konsiderohen të ligjshme, të krijuara nga puna në emigracion. Nga puna në emigracion, mund të konsiderohet e ligjshme vetëm një banesë normale.

Të gjitha pasuritë e tjera, si dy a më shumë apartamente, lokale, shuma të mëdha parash etj., konsiderohen të paligjshme. Ky ligj do të zbatohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria Speciale dhe Gjykatat Speciale.

Në ligjin anti-mafia është përcaktuar sekuestrimi dhe konfiskimi i i të gjitha pasurive që burojnë nga korrupsioni, pasi më parë i parashikohej vetëm konfiskimi i pasurive të krimit. Tani ligji do të zbatohet për të gjithë.

Në ligj parashikon veprat penale si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti, shpërdorim detyre, refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë etj.

Janë përfshirë të gjitha veprat penale, me anë të të cilave janë pasuruar kokat e korrupsionit në Shqipëri bashkë me tufën e hienave. Ligji nuk detyron prokurorinë që të provojë që pasuritë janë të paligjshme, por detyron politikanët që të provojnë se pasurinë e kanë me para të ligjshme.

Ligji anti-mafia ka sjellë edhe një risi tjetër, për të mos lënë asnjë shteg shpëtimi. Ligji përcakton edhe sekuestrimin e pasurive të kokave të korrupsionit kur ata i kanë kaluar në emër të bashkëshortit, fëmijës, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërve, motrave, xhaxhallarëve/dajave, hallave/tezeve, nipërve/mbesave, fëmijëve të vëllezërve dhe motrave, vjehrrit, vjehrrës, dhëndrit, nuses, kunatës, kunatit, bashkëjetuesit, thjeshtërit, thjeshtrës, njerkut dhe njerkës.

Janë mbyllur të gjitha shtigjet e shpëtimit. Gjithçka është kopsitur. Tani pritet vetëm ngritja e Byrosë. Në korridoret e politikës thuhet se disa nga politikanët dhe gjyqtarët kanë bërë gati vilat dhe pasuritë e tjera për t’i dorëzuar./Pamfleti.com

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *