Lajme, Lajmi kryesor

Klerikët serbë akuzojnë Vuçiqin për tradhti, nuk duan kompromise mbi pavarësinë e Kosovës

Klerikët ortodoksë serbë kanë nisur një sulm të ashpër mbi mënyrën se si autoritetet serbe kanë të bëjnë me çështjen e Kosovës, në veçanti akuzojnë Vuçiqin për “tradhti”, duke thënë se po bën kompromise mbi pavarësinë e Kosovës. Kurse Vuçiqi sot në Sofje ka konfirmon se e ka pranuar planin e Perëndimit për Kosovën

Ish-peshkopi në Bosnje, Atanasije Jevtic, tha se “Tito i vogël” tani i ngarkuar për vendin duke iu referuar presidentit Aleksandar Vuçiq, nuk do të këtë sukses, duke shtuar se çdo “kompromis” me Kosovën mbi pavarësinë e saj nga Serbia do të ishte “tradhti e madhe”.

Peshkopi i Kishës Ortodokse serbe në Malin e Zi, Amfilohije ishte më pak i drejtpërdrejtë ndaj Vuçiqit.
“Koha ka sjellë në sipërfaqe njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por nuk e dinë që Mbretëria e Qiellit është e vetmja realitet i kësaj bote. Por serbët në Kosovë dhe Metohi e kanë kuptuar këtë, prandaj ata kanë mbijetuar”, tha Amfilohije.

Klerikët po flisnin të martën rreth Kosovës në Fakultetin e Teologjisë Ortodokse në Beograd, njoftoi gazeta ditore e Danas.

Kisha e serbe po alarmohet gjithnjë e më shumë mbi politikën e qeverisë për Kosovën, duke u frikësuar se nën presionin e BE dhe SHBA, Beogradi do të japë presion për të njohur, në një farë mënyre, statusin e pavarur të Kosovës, shkruan kjo gazetë përcjell Telegrafi.

Sinodi i Shenjtë drejtues i Kishës u kërkoi autoriteteve të Beogradit më 11 maj për të siguruar që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë dhe të refuzojë të bjerë dakord për çdo shkëmbim territorial.

“Kosova dhe Metohija … nuk është një çështje e ideologjisë kombëtare ose mitologjisë, e as më tepër vetëm e territorit, por përfaqëson thelbin e kishës dhe qenies kombëtare dhe ekzistencës sonë, pa të cilën ne jemi të humbur në procesin e globalizimit të përgjithshëm dhe sekularizimit , ” thuhet në deklaratën e kishës.

Sipas të përditshmes Blic, Vuçicq e quajti qëndrimin e Kishës mbi Kosovën “joreale “. Ndërkohë, Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një linjë të qartë nacionaliste se Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë e Serbisë dhe nuk duhet të tregtohet për anëtarësimin në BE.

Patriarku Irinej tha më 5 prill se Kisha mbeti e gatshme “për të mbrojtur Kosovën”, por shtoi pastaj se “krerët e vendit po luftojnë seriozisht dhe me guxim me problemet e Kosovës”.

Vuçiqi e konfirmon se e ka pranuar planin e Perëndimit për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar në Sofje të mërkurën se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Reporteri i mediumit serb B92 ka thënë se kjo është hera e parë që Vuçiqi e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, tha Vuçiq.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *