Ekonomi

Kjo marrëveshje me Turqinë shkakton përplasje në koalicionin qeverisës

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë para rreth 5 vjetësh, ka përplasur koalicionin qeveritar. Në ekzekutiv janë të ndarë në gjysmë mes atyre që po e mbështesin dhe atyre që janë kundër saj. Importet nga Turqia vazhdojnë të rriten, derisa eksportet janë fare të vogla

Në shtatorin e këtij viti bëhen 5 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe Turqisë, por e njëjta vazhdon të mos jetë funksionale.

E kjo marrëveshje ka shkaktuar një kokëçarje të re brenda koalicionit qeveritar. Burime të KTV-së brenda ekzekutivit kanë thënë se kohëve të fundit, ka nisur një debat për të nënshkruar këtë marrëveshje, por një pjesë e kabinetit qeveritar nuk po pranon assesi, kurse pjesa tjetër është pro.

Një përgjigje për këtë çështje nuk e ka dhënë as presidenca, siç ka vepruar edhe herëve të tjera kur është pyetur për këtë marrëveshje, e cila qëndron në sirtarët e saj. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane parasheh herët a vonë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën zyrtarët e shtetit kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë si në marrëveshjen e CEFTA-s.

Turqia mbetet një prej konkurrentëve kryesorë me produkte në vendin tonë. Të dhënat e doganës flasin për vazhdim të trendit të rritjes së importeve nga ky vend. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shumë biznese prodhuese kanë kërkuar nga institucionet të mos e nënshkruajnë një marrëveshje të tillë siç janë dakorduar.

Kjo marrëveshje është e thuajse e njëjtë me atë të Stabilizim Asociimit. Futja në funksion edhe të kësaj marrëveshjeje do t’i kushtonte me humbje buxhetit në vjet prej mbi 90 milionë eurosh.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *