Kulturë

Kjo është prova që e zhvesh mitin edhe e vendos si provë shkencore të prejardhjes Dardane

​Virgjili akuzohet, nga disa dijetarë të dekadave të fundit, se ka ngritur në qiell lavdinë Dardane si lavdi e prejardhjes së themeluesëve të Romës. Sipas tyre këtë lavdi e paska bërë që ti shërbente Cezarit duke e treguar atë me prejardhje nga Dardanët e Lavdishëm që Zeusi i ruajti të pavdekshëm në Trojë për të ndërtuar botën e re me vazhdimësin e kësaj fare

Ler të njihemi pak me historinë sipas letrave që ka lenë mbasë asntikiteti edhe kryesisht Virgjili sipas të cilit:‘’Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Ene Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re.

Kur Cezari, që rridhte nga familja e Eneas, pushtoi Britaninë, në vitin 55 p.k., i dërgon letër mbretit të Britanisë, që të nënshtrohet pa luftë, përgjigja që mori, nga mbreti Kasabeli, ishte e tillë:
“Kërkesa jote Cezar është skandaloze, derisa i njëjti gjak aristokratik i Eneas rrjedh si te romakët dhe te britanikët dhe i njëjti zinxhir gjaku na lidh ne, i cili duhet të jetë një urë miqësie dhe këtë duhet të na kishe kërkuar ne, dhe jo sllavërinë”

Po kështu ‘dëshmon’ edhe Cezari:

“Në të vërtetë ne romakët dhe britanikët kemi të njëjtën origjinë, sepse rrjedhim nga raca trojane. Babai ynë i parë pas shkatërrimit të Trojës ishte Enea. Briti, që kishte baba Selvin, djalin e Asganit, djalit të Enes’’.

Këtyre të dhënave u kundërvihen me zjarrë edhe hekur, krahas të tjerëve, dhe disa njerëz të njohur në radhët e shkencës shqiptare!! Përse?! Është turpë të përdorësh antikitetin për të folur për prejardhjen tënde fisnike? Është për turpë të mbrosh lavdin e shkuar të Dardanëve martirë që sot quhen Kosovarë?
Në se ju mendoni se ‘jeni ruajtësi apsolut i së vërtetës’ edhe ‘gjykoni ftohtë dhe me përkujdesje akademike’ atëherë ka mijëra dokumente të ftohta akademike që provojnë injorancën tuaj akademike.

Këto dokumenta lidhen me etruskët të cilët jetuan shumë më parë se Virgjili. Janë me mijëra dokumente që tregojnë heronjtë e Luftës së Trojës në Artin Etruskë. Kjo provon se ‘miti rreth Dardanëve të Ene Dardanidit nuk fillon nga i urdhëruari i Cezarit, Virgjili, për të ngritur lavdin e Cezarit apo Kasabelit. Kjo është prova se miti gjendej aty shumë më parë se këta autorë të historisë. Kjo është prova që e zhvesh mitin edhe e vendos me këmbë në tokë si ‘provë shkencore’ të prejardhjes Dardane të mbretërive europiane!!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *