Lajme, Lajmi kryesor

Kjo është amerikania të cilën e shpëtoi besa e shqiptarëve

Ndonjëherë mjafton një moment në jetë për të ndryshuar gjithë rrjedhën e saj. Kjo gjë i ka ndodhur një amerikaneje ku në mes janë… shqiptarët. “Tradita shqiptare e besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood. Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël, kur rastësisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm

E gjithë ndodhia, rrëfen ajo, u pa nga 4 shqiptarë. “Ishte si një skenë e dalë nga një film. Nuk më besohet ajo që po ndodhte. Shqiptarët nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, rrëfen vajza bionde me tipare të ftohta.

Më vonë ajo kuptoi se kjo gjë që bënë shqiptarët, për ta ishte e zakonshme. “Pas asaj që më ndodhi, unë kërkova të njoh më shumë vendin tuaj dhe kuptova se një koncept unik i kulturës shqiptare është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.

“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, sa që vendosa të krijoja “Albanian Voices”, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza. Sot, Ashley është themeluese dhe drejtuese e organizatës “Albanian Voices” (Zërat shqiptarë).

“Unë dua të bëjë diçka për vendin që bëri aq shumë për mua, sepse dua ta bëj të ditur se shqiptarët në Republikën Dominikane, ishin duke vepruar në bazë të një kodi nderi (Kanunit) të lashtë dhe bënë atë një histori që vlen për t’ia treguar botës”.


Në foto siç shihet Ashley themeluesia dhe drejtuesia e organizatës “Albanian Voices”

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *