Lajme, Lajmi kryesor

Këta janë negociatorët për themelimin e Gjykatës Speciale

Në shkurt të vitit 2015, një delegacion i Republikës së Kosovës kishte shkuar në Bruksel, për të negociuar me Bashkimin Evropian për Dhomat e Specializuara.Më saktësisht me datat 4 dhe 5 shkurt, dy ekipet kishin dhënë propozimet e tyre për atë se si do të dukej Gjykata Speciale.Gazeta Blic ka siguruar emrat e ekipit negociues, që i kishte propozuar ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga

Në krye të të cilit ishte ministri i dikurshëm i drejtësisë, Hajredin Kuçi.Ky ishte delegacioni nga Kosova që kishte biseduar në Bruksel për Gjykatën Speciale përbëhej nga: Hajredin Kuçi (Ministër i Drejtësisë dhe kryesues i grupit), Haki Demolli (Ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës), Arsim Bajrami (Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), Fejzullah Hasani (Kryetar i Gjykatës Supreme), Enver Peci (Kryesues i Këshillit Gjyqësor), Sylë Hoxha (U.D. i kryeprokurorit të shtetit), Selim Selimi (Këshilltar për çështje ligjore i presidentes), Donikë Qerimi (Eksperte ligjore), Gent Salihu (Këshilltar i Ministrit të Drejtësisë) dhe Ehat Miftari për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve).

Ndërsa delegacioni nga Bashkimi Evropian është përfaqësuar nga:Alexis Hupin, Stephan Marquardt, Fidelma Donlon, Guido Acquaviva, Ingrid Elliot, David Raic, Anne Sophie Massa etj…Propozimet kishin dalur pas bisedimeve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, 4-5 shkurt 2015.Amandamentet Kushtetuese lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar.Gjykata Speciale ka sjell debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 mes PDK-LDK që ishin në një koalicion qeverisës dhe opozitës VV, AAK dhe Nisma-s.

Nga opozita kërkohej që assesi të mos votoheshin ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugën Gjykatës Speciale. Më i zëshmi në mbrojtje dhe në themelimin e Gjykatës ishte Hashim Thaçi atë kohë zevendes kryeministër dhe ministër i jashtëm.Thaçi insistonte që kjo ishte për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe heqjen e njollës të asaj që ai e cilësonte si luftë e drejt dhe për liri.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që në atë kohë kishte postin e kryeministrit kishte përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale.Në këto kushte ishte votuar pro ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales.Në fund të vitit të kaluar, Hashim Thaçi tash në postin e presidentit kishte nisur një fushatë kundër themelimit të kësaj gjykate.

Ku edhe ishte shprehur se përkrahje që ai kishte dhënë asaj në fillim ishte për shkak të premtimeve të Bashkësisë Ndërkombëtare e cila sipas tij kishte premtuar heqjen e vizave dhe përfitime të tjera për Kosovën.Në këto rrethana në orët e vona të mbrëmjes së 22 dhjetorit Kuvendi i Kosovës kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme me qëllimin e rrëzimit të Gjykatës Speciale.Para disa ditësh 43 deputetë kishin mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej kjo gjykatë. Thirrjes së kësaj seance të jashtëzakonshme i kishte paraprirë një peticion i nisur nga shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, më 23 dhjetor kishte dështuar mbajtja e kësaj seance, për faktin që VV dhe LDK e bojkotuan mbledhjen e Kryesisë, duke pamundësuar kuorumin, dhe kësisoj thirrjen e seancës.Insistimi për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale nga ana e liderëve tashmë ka cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie ka theksuar se ky veprim i liderëve të vendit është thikë pas shpine ndaj SHBA-ve.Edhe me i ashpër ishte ambasadori britanik, O’Conell, i cili veprimin e liderëve të vendit për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur si natën më të rëndë për Kosovën që nga lufta.

Lidhur me këtë çështje kanë reaguar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat kanë bërë thirrje që pala kosovare të tërhiqet përfundimisht nga ideja e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara. Kryeparlamentari Kadri Veseli është zmbrapsur nga bashkë-iniciativa me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *