Lajme, Lajmi kryesor

Kështu nisi ndarja e Mitrovicës, ja si francezët penguan shqiptarët (video)

Ishte viti 1999, ku menjëherë pas luftës, në Mitrovicë kishin filluar protestat e dhunshme, te cilat rezultuan me ndarjen e qytetit në dy pjesë, ndarje e cila po vazhdon edhe sot

Kur kanë kaluar gati 20 vite na përfundimi i luftës, pjesa e jugore e Mitrovicës është e banuar me shqiptarë, ndërsa ajo e Mitrovicës me serb, e ku shumë herë shqiptarët të cilët kanë shtëpitë dhe tokat e tyre në pjesën veriore janë penguar që të kthehen aty. Por Associated Press, në vitin 2015, kishte filluar të publikojë në arkivat e saj videot e bëra gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në një video te publikuar nga arkiva e AP, shihet momenti kur në Mitrovicë kishin shpërthyer protestat, dhe se si KFOR-i francez kishte penguar shqiptarët që të ktheheshin në pjesën veriore. “Qindra protestues shqiptarë dhe serbë hodhën me gurë dhe shishe paqeruajtësit francezë dhe italianë të premten në ditën e dytë të përleshjeve në një urë që ndante qytetin veriperëndimor të Kosovës, Mitrovicën.

Trupat franceze u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me granata dhe me goditje për të shpërndarë turmën, të cilat hodhën gurë dhe shishe në mënyrë të përsëritur gati dy orë derisa protestuesit shqiptarë u shpërndanë. Disa njerëz u plagosën, por nuk kishte asnjë numër zyrtar të viktimave. Qindra shqiptarë etnikë kanë demonstruar sporadikisht gjatë dy muajve të fundit, duke kërkuar të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në sektorin serb. Paqeruajtësit francezë në rajon kanë penguar më së shumti ta bëjnë këtë, duke pasur frikë nga gjakderdhja”, shkruan AP në përshkrimin e videos, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se protestat dhe tensionet në këtë qytet vazhdojnë sot e kësaj dite, ku shumë shpesh ka pasur tensione dhe Ura e Ibrit është ende e bllokuar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *