Lajme

Këshilltari i Mustafës – Haradinajt: E keni huqur, pa Amerikën s’ka ushtri

Këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, ka reaguar për vendimin e Qeverisë Haradinaj që FKS të transformohet në ushtri. Ai ka thënë se Qeveria ia ka huqur edhe këtë herë pasi s’ka ushtri pa SHBA-të dhe NATO-n

“Letrat durojne gjithcka, por Ushtria pa Amerike dhe Nato per Kosoven eshte sikur te kemi deti pa uji;

Mungesa e konsultimit me SHBA-te dhe NATO -n per formimin e Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves nenkupton se edhe kesaj radhe e kemi huqur dhe serish nuk do mund te arrijme asgjë”, shkruan Berisha, transmeton Gazeta Express.

Berisha thekson se pavarësisht dëshirës së kosovarëve nuk mund të ketë ushtri pa SHBA-të, NATO-n dhe aleatët e tjerë.

“Nuk ka ushtri pa mbeshtetjen e SHBA-se dhe aleateve tjere te NATO-se, pavaresisht deshires dhe nevojes tone. Kjo u provua edhe ne tentativen e pare te Presidentit qe u rrezua nga vet ai me vone.

Per te mos u turperuar serish dhe per te mos iu nenshtruar Serbise e Listes Serbe lidhur me kete ceshtje, patjeter duhet aprovimi dhe mbeshtetja e SHBA-se dhe NATO-se”, shkruan Berisha.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *