Lajme

Kancelare për herë të katërt, por aleatët nuk e duartrokasin

Sot, 171 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit, Gjermania më në fund ka një qeveri të re. Në orën 9:53, Angela Merkel u rizgjodh kancelare e Gjermanisë për herë të katërt

Për Merkel votuan pro 364 deputetë, kundër 63-vjeçares votuan 315 deputetë, nëntë abstenuan. Merkel mori 35 vota më pak se koalicioni i madh me 399 mandate i CDU dhe SPD.

Ajo mori vetëm 9 vota mbi shumicën e nevojshme. Sipas politikanit të njohur, Alexander Mitsch ky ishte një ogur i keq.

Aq më tepër, aleatët e saj të SPD nuk e duartrokitën zgjedhjen e saj. Gjermania po kalon një situatë të vështirë politike, pasi tashmë në opozitë do kenë një parti me qëndrime të ashpra radikale.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *