Kulturë, Lajmi kryesor

Jemi këtu në vendin tonë, që pa lerë diell e hënë!

Shpjegimi : “Lart në qiell” shfaqet një temen dhe brenda tij gjenden tre “njerëz”. Nga e djathta në të majtë vreni se një grua edhe një burrë gjenden nën një fustan, elementë ky që shpjegon kurorën, pra të njejtën familje, burrë e grua. Përballë tyre gjendet një femër tjetër dhe nga anët e jashtëme gjenden po dy femra duke treguar me dorë nga qielli në formë lutje

Hyjmë në detajë më të hollesishme:

Vreni dorën e majtë të burrit në qendër, fizionomia e të cilit ngjanë me “Tina-n” etruske!! Në dorën e tijë të djathtë ai mbanë një rreth që siç duket duhet të jetë peshë e rendë pasi siç vreni femra përballë e ndihmonë atë duke mbështetur dorën në krahun që ai mbanë sipër rrethin.

Po kështu shpjegohet edhe femra që gjëndet në të njëjtën fustanë me të, nga ana e mbasme. Siç vreni ajo e ka kapur për mezi dhe ai mbështet dorën e mbajtë mbi kofshën e saj që siç duket “e bënë për të mbajtur ballancën në mënyrë që t’i rezistoj peshës së rendë që ai po ngre sipër.

Pra të dhënat deri këtu janë këto:

1- Ngjarje në një temen

2-Ngjarje e rëndesishme fetare e shoqëruar me lutje.

3- Një peshë e rendë në formë rrethi që po ngrihet në qiell

4-Fizionomia e Tina-s etruske në mes të temenit.

Ana e sipërme hedhë dritë edhe më shumë në “zbardhjen” e çështjes. Vreni me kujdes sipër se në krahë të diellit qëndrojnë dy shpendë në “kufirin mindis natës edhe ditës..pra lartë në qiell. Vreni rrezet e diellit të cilat thyhen=është natë në tokë…Valle çka dashur të na thojë pershkrimi me elementet “një reth i rendë i ngritur në qiell natën”?.Cili është ky “rreth i rendë që shfaqet lartë në qiell? Hëna?!

Pellazgët mburreshin se ishin autokton edhe më të vjetër se hëna..na tregon Hesiodi “mark ëest ” rregjistri i grave.

Por edhe në labëri,ashtu siç e dokumenton Dhimiter Pilika në hyrje të librit të 2005 “Pellazgët origjina jonë e mohuar”..pra në labëri kendohet “Jena këtu në vendin tënë /që pa lerë diell e henë”

Çështja e “lerjes”(lindjes) së diellit e henës është sigurisht njëçështje shkencore,por këtu do merremi me “botkuptimin e lashtë” që në dhjetra të dhëna na tregohet se pellazgët mburreshin se ishin autoktone dhe më të vjetër se hëna.

Këtu kemi edhe një mbishkrim që besojmë se logjikisht duhet të shprehi me fjalë atë që thotëpërshkrimi….mrekullishte po:

MIMALENALARTHIAPURUHENAS…këto janë gërmat e mbishkrimit të përshtatura me alfabetin tonë sot.

Ndarja e mundeshme:

MI MALE NA LARTHIA PURU HENAS=MBI MALE NALT,MADHERIA SOLLI HENEN

Në pershkrim nuk shfaqen male por me bazë vetë “ngritjen në qiell” duhet të nënkuptojmë “atë që del mbi malë”….Doli hëna prapa malit……

Pra, si pershkrimi edhe shkrimi thonë të njëjtën gjë.

Por: NESE AI POPULL U QUAJTE GJITHANDEJ PELLAZGE ATEHER KRYEQENDREN ME TE HERSHME E KA NE DODONE=SHQIPTARET AUTOKTON.

Një shpjegim shtesë:

Sot historianët dhe gjuhëtarët shqiptarë e kundërshtojnë egzistencën e shqipes në lashtësi me preteksin e pamundësis së leximit të shkrimeve pa piksime=scripta continuea. Duke i djallëzuar mbishkrimet pellazgjike,qe në shumicën e tyre shkruhen me bashkëfjalesh në trajta rrokore fillimisht e më vonë në trajtë bashkimi fjalësh, ata e lenë mënjanë egzistencën e gjuhës shqipe në mbishkrimet e vjetra me preteksin se “fjalët munde të ndahen këtu apo aty”…shqipja pa piksime del në pahë dhe në se lexojmë dhe Buzukun,Bardhin etj, e jo më në lashtësi.Dhe aty gjemë fjalë të bashkuara ende deri në 1500 si “themune=them unë” etj ….por scripta continuea ka dhe në gjuhën greke…grekët nuk u qurravitën kurrë por u ulën dhe punuan mbi to …psh.2-8

Dhe ja diskriptimi i tyre

Transcription:ποιη εν τη βασιλει-α αυτου· και ουτως πασαι αι γυναικες περιθησουσιν τι-μην τοις ανδρασι εαυτων απο πτω-χου εως πλουσιου·και ηρεσεν ο λο-γος τω βασιλει· καιτοις αρχουσιν· καιεποι ησεν ο βασι-λευς καθ’ α ελαλη-σεν ο μαμουχεος·

Na duhet një shkollë e mirfilltë të merret me mbishkrimet …ashtu si “Shkolla Austriake e Arkeologjise” dikur…

/Shkeputur nga : “Shqipja Pellazge” Altin Kocaqi, Tiranë 2009

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *