Kulturë, Lajmi kryesor

Janullatos reagon për “botimin provokues” në Panairin e Librit: Forca ime është e madhe…

Mediat greke e kanë konsideruar provokim prezantimin në Panairin e Librit të Tiranës botimin nga Sejdi Kondi “Djaj në Veladon”. Në kopertinën e librit është stampuar ikonografia e Shën Kozmait dhe Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos me titullin “Djaj në Veladon”

Libri në kopertinën e jashtme nuk përmban ndonjë shënim mbi shtëpinë botuese, por botimi prezantohej dhe shitej për publikun në stendën e “I Love Çamëria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Çamërinë, shkruan shkruan Respublica.

Sipas mediave greke, libri nuk ka bërë përshtypje ndonëse në panair parakaloi thuajse gjithë kabineti qeveritar dhe presidenti i Republikës.

Janullatos i pyetur nga ANT1 bëri këtë koment:

“Forca ime është e madhe. Sulmi ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit, por nuk i ka kaluar kufijtë e mi të durimit dhe dashurisë. Me të tilla akte bëhen përpjekje të minohet harmonia fetare. Ne po luftojmë për bashkëjetesën harmonike”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *